Testi më i afërt që mund të çertifikojë vullnetin e mirë të maxhorancës në raport me këtë rezolutë është heqja e imunitetit të Belinda Ballukut, thotë gazetari Bledian Koka në studion e ‘Task Force’
Kuvendi miratoi sot me 114 vota pro dhe 1 abstenim draft rezolutën e dakordësuar mes PS-së dhe PD-së. Pyetja që lind është pse detyrohet maxhopranca të miratojë një gjë krejt kundër asaj që ka bërë në këto momente.
“Ka një presion ndërkombëtar që detyron maxhorancën të ndryshojë kursin, sepse që Edi Rama nuk do të anëtarësohet në BE këtë e dimë, por falë mekanizmave të presionit të europës dhe SHBA-së Rama është tërhequr nga nisma të çmendura, siç ka qenë ajo e pasaportave. Sipas kësaj resolute, teknikisht Belinda Balluku në kërkesën e parë që do duhet të vinte nga SPAK-u, do të duhet t'i hiqet imuniteti. Patjetër. Pra ky është testi më i afërt që mund, mund të certifikojë vullnetin në raport me këtë rezolutë” thotë Koka.
Gazetari është i bindur se sikur 10 % e kësaj resolute të realizohej Shqipëria do të ishte më e mirë.
Pyetja është: A ka zoti Rama një shqetësim apo presion, që detyrohet të ndryshojë sjellje, qoftë dhe për sy e faqe?
Unë shoh në këtë rezolutë një dokument i cili në për habinë time të madhe është i miratuar me konsensusin e opozitës pa diskutim, sepse aty është çdo, çdo shqetësim i opozitës, por edhe me konsensusin e mazhorancës. Dhe ajo që më kërcet mua është se e gjithë kjo rezolutë është komplet e kundërta e asaj që ka ndodhur nga dita 1 kur kjo qeveri ka vënë këmbën në pushtet, sidomos në dy mandatet e fundit dhe deri më sot. Bashkë me atë që përmende ti që shkon përkundër asaj që kërkoi zoti Rama dhe zoti Vuçiç në artikullin e Frankfurt Alemanje Zeit, ku kërkonte një proces i cili i shmangte të gjithë detyrimet, meritat, benefitet që duhet të ketë një vend anëtar vetëm e vetëm që të futeshim në të. Pyetja është, çfarë ndodh mbas kësaj resolute? Kur hyn kjo rezolutë dhe kur mund të japë, a mund dhe a do të duhet të japë apo jep efekte një rezolutë? Sepse realisht në letër, mendoj që është një nga rezolutat më të rëndësishme, është rezolutë model. Pra sikur vetëm 10% e kësaj resolute, 10% po them e kësaj resolute, të zbatohej në praktikë, mendoj që Shqipëria do të ishte realisht një vend më i mire” tha Koka.
© SYRI.net