Në konferencën ndërkombëtare të Asamblesë së OSBE-së me temë “Stop drogës”, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka denoncuar lidhjet e kryeministrit Rama me krimin e organizuar. Mediu tha se grupet kriminale me lejen e kryeministrit Rama po pastrojnë paratë në sektorët më jetikë të ekonomisë shqiptare. Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi theksoi se autoritetet shqiptare nuk veprojnë kundër krimit të organizuar, pasi pikërisht aty i ka rrënjët pushteti i kryeministri Rama , duke nisur nga kanabizimi i vendit.
Nga Syri TV
Në Parlamentin Italian është zhvilluar këtë të enjte konferenca ndërkombëtare e asamblesë së OSBE-së me temë “Stop drogës”, ku është ngritur alarmi për kërcënimin global që ka sjellë trafikimi i lëndëve narkotike dhe krimi i organizuar.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pjesë e kësaj konference, deklaroi se grupet kriminale janë fuqizuar dhe kanë influencë të fortë në qarqet politike duke ndikuar edhe në zgjedhjet parlamentare siç është rasti i Shqipërisë.
Sot grupet e krimit të organizuar nuk veprojnë më si grupet e kaluara tradicionale të mafias, po veprojnë si korporata ndërkombëtare. Ata kanë një rrjet të strukturuar logjistik dhe ekonomik, kanale korrupsioni me influencë të madhe politike. Rreziku i vërtetë është infiltrimi. Trafikimi i drogës gjeneron një capital të madh, i cili riinvestohet nëpërmjet pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, në kompanitë real estate, turizëm dhe hoteleri, energji dhe infrastrukturë, duke ndikuar në media dhe madje në objekte strategjike si portet detare. Përmes pastrimit të parave organizatat kriminale, depërtojnë në ekonominë legale dhe cënojnë tregun e lirë dhe demokracinë. Grupet kriminale financojnë për influencë, korruptojnë zyrtarë, dhe garantojnë paprekshmërinë. Në Shqipëri ne po dëshmojmë një bashkëpunim të rrezikshëm mes krimit të organizuar dhe qeverisë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se kjo konferencë është shumë e rëndësishme pasi përputhet me situatën ku ndodhet vendi jonë. Bylykbashi tha se kryeministri Edi Rama është drejtpërdrejt i lidhur me krimin e organizuar, duke mundësuar pastrimin e parave të pista në disa sektore të ekonomisë shqiptare.
Nuk ka mësime më të pastra dhe më të mira për autoritetet shqiptare për të luftuar drogën e trafiqet, por kjo nu ndodh sepse është shteti, kryeministri Edi Rama që është i përfshirë drejtëpërdrejtë në krijimin e hapësirës, mbrojtjes dhe incentivimit të tyre duke filluar nga kanabizimi tek pastrimi i parave në shunë sektorë nga ndërtimi tek turizmi dhe që po përhapet gjithnjë e më tepër duke u kthyer Shqipëria siç e thonë eurodeputetët dhe agjencitë ligjzbatuese në problem në Europë.Organizatat shqiptare kontrollojnë trafiqet dhe janë lordë të kësaj bote të rrezikshme” tha Bylykbashi.
Ky forum konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme parlamentare për koordinimin ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe rrjeteve të krimit të organizuar.
© SYRI.net