Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

‘Shqipëria reale po varfërohet’/ Alolli: Raportet ndërkombëtare janë aktakuzë ndaj qeverisë Rama...

15:19, 14/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD-së, Ledina Alolli, nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se raportet e institucioneve ndërkombëtare po nxjerrin në pah një realitet krejt ndryshe nga propaganda e qeverisë “Shqipëria 2030”.

Sipas saj, dokumentet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Parlamentit Europian dhe organizmave të tjerë flasin për korrupsion, pastrim parash, krim të organizuar, presion ndaj drejtësisë dhe kapje të shtetit. Alolli akuzoi mazhorancën se po promovon një model klientelist qeverisjeje, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me varfëri, rritje çmimesh dhe largim masiv nga vendi.

Ledina Alolli:  Aty nuk flitet për sukses, aty flitet për korrupsion, pastrim parash, krim të organizuar, presion ndaj drejtësisë, po kështu për blerje vote, ekonomi informale dhe kapje të shtetit. Pra, ndërsa qeveria na shet Shqipërinë 2030, me dron, slogane dhe video propagandistike, partnerët ndërkombëtarë po përshkruajnë një republikë klientelizmi dhe korrupsioni. Dhe le ta themi qartë, këto raporte nuk janë më kritika diplomatike, janë aktakuza politike ndaj modelit të qeverisjes së Edi Ramës, sepse nuk është opozita ajo që thotë se Shqipëria ka problem me korrupsionin, e thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, nuk është opozita e cila paralajmëron për presion ndaj drejtësisë dhe SPAK-ut, e thotë Parlamenti Europian, nuk është opozita e cila flet për pastrim parash dhe partneritete publike private klienteliste, e thonë raportet ndërkombëtare, ndërsa shqiptarët e jetojnë këtë realitet çdo ditë, e jetojnë tek çmimet, tek nafta, tek pensionet, tek fëmijët që largohen nga vendi, tek fermerët të cilët hedhin prodhimin e tyre në kanal, po ashtu edhe tek bizneset që mbyllen. Sepse ndërkohë që qeveria flet për miliarda dhe investime strategjike, 23% e shqiptarëve sot jetojnë vetëm me 681 lekë në ditë. 681 Lekë në ditë. Kjo është Shqipëria reale, jo ajo e propagandës me regji dhe filtra. Sot qytetarët numërojnë lekët për bukën apo produkte të tjera, po ashtu dhe për plotësimin e nevojave të jetës së tyre të përditshme, ndërsa oligarkët numërojnë partneritetet publike private të tyre, po ashtu dhe koncensionet. Shqipëria ka rënë me 11 vende në indeksin e korrupsionit të Transparency International dhe shqiptarët e kuptojnë pse. E kanë parë tek inceneratorët fantazmë, tek skandali i IPARD-it, tek tenderat pa garë, tek kullat që mbinë më shpejt se sa ekonomia reale dhe tek një shtet i cili sillet si ortak me klientët e pushtetit. Vetëm pak ditë më parë u hapën rreth 46.7 milionë euro tendera për riparim rrugësh në juglindje. Pra, pasi kanë arritur që të shpenzojnë qindra milionë euro në rrugën Qukës-Qafë Plloç, gati 260 milionë euro, taksa të qytetarëve, po u kërkohet atyre që të paguajnë përsëri për të riparuar rrugë të cilat duhet të kishin sot standarte europiane. Kjo është metafora perfekte e kësaj qeverie, rrugë të cilat inaugurohen me dron dhe riparohen me tendera miliona euro. Qytetarët paguajnë sot një herë për propagandën dhe herën e dytë për dështimin dhe sot problemi më i madh i kësaj qeverie nuk është opozita, problemi i saj është realiteti, sepse realiteti nuk fshihet dot më as me slogane, as me video 3D, as me propagandë të kuruar për ekran, sepse nuk mund ta çosh sot Shqipërinë në Europë me pastrim parash, me presion ndaj drejtësisë, me blerje vote dhe me një ekonomi ku ndershmëria penalizohet, ndërsa klientelizmi shpërblehet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco