Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal i Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, për 2 vite trafikuan 50 ton kokainë në Europë, paratë e drogës 'cash' në Shqipëri, pastroheshin në ndërtim e hoteleri!

‘’Partizani’, proces politik!’/ Malltezi: SPAK falsifikoi dokumentet me urdhër të Ramës

15:00, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jamarbër Malltezi, ka lëshuar akuza të forta ndaj SPAK në lidhje me dosjen “Partizani”, duke pretenduar se i gjithë procesi është politik, i bazuar në dokumente të falsifikuara dhe i nisur pas një urdhri direkt nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë në edicionin e lajmeve të mesditës në SYRI TV me moderator Arnold Kariqi, Malltezi u shpreh se hetimi ndaj Sali Berishës nuk ka nisur mbi baza ligjore, por si pasojë e një presioni publik të ushtruar nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të Partisë Socialiste më 9 prill 2022 dhe Asamblesë së kësaj partie më 7 maj 2022.

Malltezi nënvizon se menjëherë pas këtyre daljeve publike, ku u kërkua ndjekja penale e Berishës, prokurorët e SPAK kanë lëshuar 16 kërkesa për informacion. Duke i cilësuar këto veprime si ‘përndjekje politike’, Malltezi argumenton se kërkesat nuk ishin për një çështje specifike penale, por për një hetim të gjerë 30-vjeçar që përfshinte jo vetëm Sali Berishën, por edhe tre breza të familjes së tij, deri te mbesat që ende nuk kishin lindur.

Jamarbër Malltezi: Atëherë, së pari, me rastin që ju kujtohet të gjithë shqiptarëve, fillimisht para tre vitesh SPAK-u pretendoi që po niste çështje penale sepse pretendonte që kishte VKM apo ligje të personalizuara nga shkëlqesia e tij Sali Berisha. Për fat të keq, jo vetëm që ishin të gënjeshtra, por SPAK-u, prokurorët kamikazë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës e kishin të qartë këtë gjë, sepse ndenjën tre vite dhe nuk kanë dërguar asnjë VKM apo ligj që ta çonin në Gjykatë Kushtetuese, si i vetmi organ që mund të thotë në rast se ishte ndonjë prej tyre nominative apo jo.

Pra, që këtu ne marrim vesh që qysh në krye të herës këto e kanë ditur, kanë falsifikuar, janë vendosur në shërbim të politikës. Çfarë bëhet fjalë? Bëhet fjalë që, mbi bazën e urdhrave publikë të Edi Ramës në Kongresin e PS-së me 9 i katërti 2022 dhe më pas në Asamblenë e PS-së me 7 i pesti 2022, Edi Rama i bëri presion prokurorëve të SPAK-ut duke thënë, “Zonja dhe zotërinj të SPAK-ut, po delegjitimoni gjithë... Kështu që, kjo ishte, ishte presioni i hapur që ju bë SPAK-ut që të procedonte Sali Berishën.

E bukura është që u kam dërguar aty një tabelë që prokurorët e SPAK-ut, këto dy kamikazët e SPAK-ut, menjëherë nisen 16 kërkesa, jo për ndonjë çështje, por thjesht për Sali Berishën dhe tre brezni të tij, deri te mbesat, qysh në kohën kur mbesat e Sali Berishës nuk kishin lindur ende, për të hetuar që nga ‘96-a apo ‘95-a çdo lloj gjëje që të kishte për Sali Berishën. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me një çështje ligjore, pra me hetim penal të ndonjë çështje, po ishin hetime për personin dhe jo për çështjen. Hetime për personin të shtrira në 30 vjet dhe në tre brezni. Me përkufizim, kjo është përndjekje politike, kjo nuk është ndjekje penale. Me përkufizim, të thjeshtë. Po të kemi parasysh më pas, vetë dje çfarë deklaruan prokurorët. Deklaruan që nuk shprehemi për Edi Ramën, ndërkohë që Edi Rama ka të paktën tetë firma në ato letrat që kanë vetë prokurorët. Po kanë gënjyer. Kanë gënjyer deri aty sa e kanë quajtur Sali Berishën kryetar të të KRT-së të Tiranës. Kryebashkiaku Rama ka qenë kryetar i KRT-së së Tiranës. Pra, gënjeshtrat kanë qenë nga ato ordinere deri në gënjeshtra deri në ligje. Pra, thonë që të ardhurat e Jamarbër Malltezit janë pjesë e bashkësisë ligjore, kur Kodi i Familjes, që është, domethënë, është dokument publik, e thotë qartazi që të ardhurat nga trashëgimia apo zhvillimi i trashëgimisë janë të ardhura vetjake dhe nuk janë të bashkësisë ligjore.

Ose tjetër, kanë gënjyer deri për VKM-në. Kanë paraqitur sikur një VKM për letrat me vlerë u bë vetëm për të ndihmuar disa familje pronare, pak familje pronare dhe më pas u shfuqizua. Në fakt, është shfuqizuar vetëm një paragraf dhe e thotë qartë, paragrafi që merrej me ato që e fitonin në ankand dhe jo me pronarët e tokës. Pronarët e tokës, jetë e mot, e kanë pasur të drejtën që të përdornin letra me vlerë. Pra, kur arrijnë prokurorët të gënjejnë deri tek përmbajtja e ligjit apo përmbajtja e VKM-së, do të thotë që i ka zënë një hall goxha i madh. Po të kemi parasysh tjetër çfarë kërkuan dje prokurorët. Kërkuan që të mos pranohen DVD-të me urdhrat direkt politikë të Edi Ramës, që i ka thënë në Kongresin e PS-së dhe në Asamblenë e PS-së, që të përndiqet Sali Berisha, me emër e mbiemër.

Ato u justifikuan duke thënë, “nuk kanë rëndësi për çështjen”. Në fakt, kanë shumë rëndësi për çështjen sepse fill pas urdhrave të Edi Ramës, këto prokurorë, kanë bërë 16 kërkesa në çdo institucion të mundshëm duke kërkuar jo ndonjë gjë për ndonjë çështje penale të mundshme, jo, po duke kërkuar çfarë keni për Sali Berishën 30 vitet e fundit. Pra, duket qartë që kemi përndjekje politike bazuar mbi urdhrin e Edi Ramës që i tha, “s’kapen”. Kaq e thjeshtë është. Pra, qartazi këto u vunë në shërbim, ishin prokurorë kamikazë që u vunë në shërbim të politikës për fat të keq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco