Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal i Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, për 2 vite trafikuan 50 ton kokainë në Europë, paratë e drogës 'cash' në Shqipëri, pastroheshin në ndërtim e hoteleri! Në sekuestro pasuri me vlerë 150 mln euro (EMRAT)

SYRI TV/ Plehrat e Elbasanit, lapsuset abuzive në kontratën e re me Eco-Elb, inceneratori nuk punon

13:50, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kontrata e re me “Eco-Elb” për menaxhimin e mbetjeve në Elbasan është bere mbi një relacion të bashkisë me gabime të dukshme në datat dhe vitet e dokumentacionit.

Kjo nxjerr zbuluar se administrata e Llatjas nuk ka kryer asnjë lloj analize të re për kostot e depozitimit të mbetjeve, duke shfrytëzuar materialet që ka përdorur edhe vitin e kaluar. Tarifa 2600 lekë për ton mbeturina mbetet e pandryshuar, edhe pse inceneratori nuk funksionon, ndekohë që opozita e ka kundërshtuar vazhdimisht.

SYRI TV

Disa lapsuse trashanike në dokumentacionin e përdorur nga Bashkia e Elbasanit për nënshkrimin e kontratës së re me kompaninë publike të menaxhimit të mbetjeve të qytetit, “Eco-Elb”, janë problemi më i vogël për banorët e zonës, të cilët do të duhet të paguajnë sërish tarifën e kripur, për një shërbim që nuk kryhet i plotë.

Relacioni i Bashkisë së drejtuar nga Gledjan Llatja, drejtuar Këshillit Bashkiak për miratimin e tarifës 2600 lekë për ton mbeturina mban datën 24 Prill 2026, ndërkohë që kalendari shënon ende fillimin e muajit Prill. Po ashtu, në kontratë thuhet se ajo i shtrin efektet nga janari 2025, ndërkohë që duhet të ishte viti 2026.

Këto lapsuse tregojnë se administrata e Llatjas nuk ka kryer asnjë lloj analize të re për kostot e depozitimit të mbetjeve, duke shfrytëzuar materialet që ka përdorur edhe vitin e kaluar.

Pak ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Elbasanit, miratoi me votat e shumicës socialiste kontratën e re, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës e kundërshtuan fuqishëm, duke evidentuar se tarifa 2600 lekë për ton mbeturina është abuzive. Shoqëria publike “Eco-Elb”, e cila menaxhon landfillin dhe impiantin e djegies së mbetjeve në qytet, ofron një shërbim të pjesshëm, pasi inceneratori është tërësisht jo-funksional.

Kontrata e parë ndërmjet Bashkisë së Elbasanit dhe “Eco-Elb”, të drejtuar nga Leli Kaja, i emëruar nga kryebashkiaku Gledjan Llatja, është nënshkruar në vitin 2022, kohë kur qeveria mori në dorëzim landfillin nga kompania koncesionare “Albtek Energy”.

Në kontratën fillestare parashikohej që tarifa 2600 lekë do të mbulonte shërbimin e pranimit, depozitimit, përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve që do të dorëzoheshin në landfill nga bashkitë e Qarkut Elbasan. Procesi i incenerimit, i cili përbën edhe pjesën më të madhe të kostos për bashkinë, nuk kryhet, për shkak se impianti nuk ka funksionuar thuajse asnjë ditë.Problemet në funksionimin e inceneratorit i ka pranuar edhe vetë kompania “Eco-Elb”, e cila prej tre vjetësh justifikohet se impianti është në remont.

Por, megjithëse tashmë është fakt i njohur publikisht dhe zyrtarisht se incenerimi nuk kryhet, Bashkia e Elbasanit vijon të mbajë tarifën 2600 lekë të reja për ton, e cila rëndon padrejtësisht mbi taksat e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco