Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal i Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, për 2 vite trafikuan 50 ton kokainë në Europë, paratë e drogës 'cash' në Shqipëri, pastroheshin në ndërtim e hoteleri! Në sekuestro pasuri me vlerë 150 mln euro (EMRAT)

Berisha: Rama i ka mohuar opozitës Komisionet Hetimore, kryengritja paqësore e 17 prillit më e rëndësishmja

13:22, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat tha gjatë një konference shtypi se, “Edi Rama i ka mohuar opozitës Komisionet Hetimore”. Sipas kreut demokrat, “kryengritja paqësore e 17 prillit më e rëndësishmja”.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Sot PD në mënyrë zyrtare ka dorëzuar kërkesën e saj për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen e AKSHI-t. A besoni se do ta pranojë mazhoranca duke marrë parasysh se, ka refuzuar të gjitha kërkesat e opozitës, për komisione hetimore deri tani.

Sali Berisha: Gjer sot Edi Rama i ka mohuar opozitës të drejtën themelore kushtetuese, Komisionet Hetimore. Jam i sigurtë se, do të bëjë gjithçka që të mos lejojë. Dhe siç e shifni prej 8 muajsh nuk ka asnjë komision hetimor.

Ndaj dhe ne u jemi drejtuar, ndaj dhe protesta e 17 prillit është kryengritja paqësore më e rëndësishme e qytetarëve shqiptarë.

Parlamentin e kanë asgjësuar me të gjitha mjetet, me rrugë banditeske, me turpe, me çfarë të thuash, nuk kanë turp. Kanë vetëm se, si të mbrojnë krimet që kanë kryer, vjedhjet që kanë bërë dhe ne kemi vetëm protestën si mjetin më kryesor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco