Spiropali i shkruan ‘Skenderbeut’/ Procedura ka zëvendësuar Republikën. Të shikojmë nga vetja

Spiropali i shkruan ‘Skenderbeut’/ Procedura ka zëvendësuar Republikën. Të shikojmë nga vetja

12:27, 03/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka filluar ti vijë zëri ish Kryetares së Kuvendit dhe ish Ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Ajo sërish në një mesazh në rrjetet sociale ka “gërvishtur” Skënderbeun e saj duke lëshuar akuza të rënda mbi situatën që po krijohet përditë në parlament.

“Dje në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë”, shkruan Spiropali. Ndërkohë që lë të kuptohet se kur ajo drejtonte kuvendin dhe i kishte dominotë në rregull me liderin global, “bëhej” politikë.

Reagimi i saj vjen si nxitje e saj për të qenë prezent në skenë dhe aspak si një reagim i sinqertë ndaj atij skandali të përsëritur të qëndrimeve të Ramës edhe kur ishte Elisa në drejtimin e punëve të Kuvendit edhe kur është Peleshi në atë karrige.

Por përveç euforisë së mesazhit për prezencë, Spiropali merr guximin që ti kujtojë liderit global, se “Evropa kërkon nga ne atë që duhet të kërkojmë nga vetja: institucione që funksionojnë, jo vetëm që ekzistojnë”.

Mesazhi:

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare.

Dje në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Kjo që po ndodh në Parlament nuk është diçka e panjohur për politikën. Konflikti ka qenë gjithmonë pjesë e saj. Por sot problemi nuk është konflikti në vetvete. Problemi është se konflikti banal po zëvendëson funksionin.

Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij përfaqësues dhe kontrollues. Në vend që të jetë hapësira ku përfaqësohen interesat e shoqërisë dhe ku kontrollohet qeverisja dhe institucionet, ai po kthehet në një arenë ku energjia po shpërdorohet pa prodhuar drejtim.

Kur funksioni atrofizohet, pasoja e parë është bjerrja e besimit. Dhe kur bie besimi, nuk dobësohet vetëm Parlamenti, por vetë ideja e Republikës Parlamentare.

Sepse një Republikë Parlamentare nuk mbahet vetëm me procedura. Mbahet me funksion. Me debat që prodhon kuptim. Me kontroll që prodhon përgjegjësi.

Nëse kjo vazhdon, rreziku nuk është thjesht një Parlament i dobët. Rreziku është që Republika Parlamentare të mbetet vetëm formë, dhe jo përmbajtje.

Europa kërkon nga ne atë që duhet të kërkojmë nga vetja: institucione që funksionojnë, jo vetëm që ekzistojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco