Kryeministri Edi Rama nis sot turin "Për punët e Shqipërisë" me kryebashkiakët, takimi me të cilët është caktuar në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Ndërkohë Rrok Dodaj, kryetari demokrat i bashkisë së Pukës thotë se nuk lejohet të marrë pjesë në mbledhje.
Ai ka konfirmuar se ka pasur ftesë për të marrë pjesë në takim përmes emailit, por nuk është lejuar të futet në ambientet e Pallatit të Kongreseve për shkak se nuk kishte emrin në listë.
Në një sqarim të mëtejshëm, ai tha se është kontaktuar nga PS dhe i kanë shpjeguar se ftesa i është dërguar gabimisht nga sekretarja.
Disa prej kryetarëve demokratë pranojnë se kanë marrë ftesë, ndërsa të tjerë thonë se nuk janë ftuar.
Miftar Dauti, kryetar i Bashkisë së Hasit dhe Albert Mëlyshi i Mirditës thonë se nuk kanë marrë ftesë.
Ftesën e konfirmon edhe Hilë Curri i Fushë-Arrëzit.
PS ka konfirmuar se ftesa u është dërguar vetëm kryebashkiakëve socialistë.
Ndërkohë kjo situatë bëhet edhe më skandaloze kur shikon që takimet me të zgjedhurit vendorë të votuar nga populli i organizon Partia Socialiste ose patronazhistët.
Megjithëse Rama ka një staf të madh në kryeministri dhe kreu i qrevrisë mund të takojë krerët e bashkive ai me arrogancën e tij perveçse tallet duke u derguar ftesa herë me email e here me postier nxjerr njerëzit e tij jashtë sallës e nuk lejon kryebashkiakun e Pukës që të marr pjesë në takim edhe pse ka marrë e-mail nga zyra e patronazhimit të PS.
© SYRI.net