Çmimi i naftës në Shqipëri, Dorian Teliti: 60% taksa, 40% oligopol i licencuar

Çmimi i naftës në Shqipëri, Dorian Teliti: 60% taksa, 40% oligopol i licencuar

20:35, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti ka reaguar lidhur me çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke e cilësuar strukturën e tij si një kombinim mes “monopolit qeveritar” dhe “oligopolit të licencuar”.

Sipas Telitit, aktualisht rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksa dhe tarifa shtetërore, ndërsa 40% e mbetur ndikohet nga tregu ndërkombëtar dhe një numër i kufizuar kompanish që operojnë në tregun vendas.

Ai argumenton se kjo situatë krijon një barrë të rëndë për qytetarët, pasi pjesa më e madhe e çmimit përfundon në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër kontrollohet nga një treg që ai e konsideron jo plotësisht konkurrues.

Reagimi i Dorian Telitit:

CMIMI I NAFTËS NË SHQIPËRI: 60% MONOPOL QEVERITAR, 40% OLIGOPOL “I LICENSUAR" NGA QEVERIA!
Aktualisht: 60% e çmimit të naftës janë taksat e cmendura dhe tarifa shtetërore. Pjesa tjetër prej 40% e cmimit vendoset nga bursa dhe tregu i brendshëm oligopol i kontrolluar nga pak kompani.
E thënë ndryshe, pjesën më të madhe nga cmimi i naftës e merr arka e shtetit, pjesën tjetër oligopoli i “licencuar” po nga vetë shteti.
Rezultati final dihet: cmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon. 
Ky nuk është një treg i lirë, por një sistem i ndërtuar qëllimisht për të zhvatur sa më shumë para nga xhepi i qytetarit.
A do paguajmë edhe për shumë kohë për këtë model që vret ekonominë dhe varfëron shqiptarët?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco