SYRI TV/ Lamallari 3 interpelanca në Kuvend me opozitën, PD llogari ministrit për inkriminimin e Policisë

20:21, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dha llogari në Kuvend në 3 interpelanca të thirrura nga opozita, për inkriminimin e policisë së shtetit dhe sjelljet antiligjore të saj dhe Gardës së Republikës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu, denoncoi përfshirjen e policisë në trafikun e drogës, duke sjellë në vëmendje edhe raportet ndërkombëtare për kartelet shqiptare. Lamallari u përqendrua në statistika propaganduese, teksa i cilësoi faktet baltë politike ndaj policisë. Ndërkohë, në përballje me deputetin Arjan Ndoja për sjelljet antiligjore të Gardës dhe policisë në takimet e Ramës dhe protestat e opozitës, Lamallari i doli në mbrojtje duke theksuar se kanë respektuar ligjin.

SYRI TV

Inkriminimi i policisë dhe raportet ndërkombëtare për kartelet e drogës shqiptare ishin në qendër të interpelancës së thirrur nga deputeti demokrat Klevis Balliu me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Nga foltorja e Kuvendit, Balliu kërkoi llogari Lamallarit për përfshirjen e uniformave blu në trafik droge, duke sjellë rastet e Oltion Bistrit apo Henrigert Mitrit, apo të agjentit të AMP-së që ishte në makinë me Gilmando Danin në momentin e atentatit mafioz në Rinas. Në replikë, Lamallari mohoi akuzat, duke i cilësuar faktet e publikuara nga Balliu si baltë e hedhur ndaj Policisë së Shtetit.

Debate dhe akuza të forta kishte edhe për atë që flasin raportet ndërkombëtare për klanet e drogës dhe mbështetjen e tyre nga qeveria, dhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili sipas Balliut është i emëruari i Belinda Ballukut dhe asaj që e cilëson partia e krimit.

Përveç gjendjes alarmante të inkriminimit të Policisë së Shtetit, një tjetër deputet i PD, Lamallari u përball në interpelancë edhe me deputetin demokrat Arjan Ndoja për sjelljen antiligjore të Gardës së Republikës ndaj deputetëve dhe qytetarëve, duke iu referuar takimit të 14 shkurtit të Ramës në Durrës, si dhe për dhunën policore në protestat e opozitës.

Një interpelancë me ministrin e Brendshëm kishte edhe për çështjen e ndalimit të monopatinave. Lamallari e cilësoi vendimin e shumë debatuar dhe kundërshtuar të ish-ministres Koçiu si të drejtë, me justifikimin se gjithçka u bë për të mbrojtur jetën e qytetarëve, për shkak të aksidenteve të shumta që janë shkaktuar prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco