Nga lokali te kontrata në WORD-in e pashpikur ende.../ Hoxhaj: Gjyqtarja Irena Gjoka, plani i mirëmenduar i Ramës!

20:19, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, duke vënë në dyshim seriozisht procesin e saj të vetingut.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve të mbrëmjes në Syri Tv, redaktori Julian Hoxhaj dhe njëkohësisht autor i emisionin investigativ ‘Plug’, tha se gjyqtarja Gjoka ka përdorur një kontratë qiraje të vitit 1996, e cila është përdorur për të justifikuar disa miliona lekë të ardhura, por që përmban mospërputhje flagrante që ngrenë dyshime për falsifikim.

Sipas Hoxhajt, dokumenti në fjalë supozohet të jetë një kontratë për marrjen me qira të një ambienti biznesi në qytetin e Fierit, e lidhur mes vëllezërve të gjyqtares dhe bashkëshortit të saj të ardhshëm në atë kohë, Stefanaq Gjoka.

Megjithatë, disa elementë e bëjnë këtë dokument tejet të dyshimtë, tregon Hoxhaj, Së pari, vlera e qirasë mujore ishte caktuar në 80,000 lekë të reja, tejet e lartë për tregun e Fierit në mesin e viteve '90, dhe së dyti, dhe ndoshta detaji më kompromentues, është fakti se kontrata është e shkruar në kompjuter, duke përdorur një format dhe font (Times Neë Roman) të lidhur me programin Microsoft Ëord në vitin 1996.

Irena Gjoka është simbolika më e mirë e kësaj reforme në drejtësi, e kostove të mëdha që po u shkaktohen qytetarëve shqiptarë për shkak të një, nuk po them kapriçoje, por të një plani të mirëmenduar të Edi Ramës 10 vite më parë që kërkoi të bënte një reformë në drejtësi ku nuk kërkoi të pastronte sistemin dhe të ngrinte një sistem, por duke i ditur këto elementë, Duke ua ditur si vijnë dosjet, problemet, i mori, i shantazhoi, i la në sistem dhe i përdori siç ai donte. Po. Dhe kjo ka ndodhur jo vetëm me Irena Gjokën, por ajo është shembëlltyra e të gjithë këtij procesi, por ka ndodhur dhe me shumë prokurorë, gjyqtarë e të tjerë dhe për të kuptuar dhe ndoshta ky është argumenti më i mirë, pse reforma në drejtësi nuk ishte një reformë, mjafton t'ju përmendim këtu që ë, kjo reformë sot ka pasur edhe një pas-reformë, siç ishte ajo e shkrirjes së gjykatave në 12 qarqe të vendit, duke e lënë vendin sot pa gjykata apo prokurori në rrethe dhe duke e larguar qytetarin nga këto lloj shërbimesh.

Irena Gjoka mes shumë pasurive, për të justifikuar një pjesë të madhe të ardhurash që shkojnë disa miliona lekë, ka përdorur një kontratë qiraje të vitit 1996, supozohet e vitit 1996, Po. e cila është bërë midis bashkëshortit të saj të ardhshëm në atë kohë, shtetasit Stefanaq Gjoka, dhe dy vëllezërve të saj, që gjithashtu në atë kohë rezultojnë sipas po dosjes së vetingut, kanë qenë në Greqi, por që supozohet se këta në vitin 1996 kanë marrë me qira një ambient të shtetasit Stefanaq Gjoka, pra kunatit të tyre të ardhshëm pas disa vitesh, të cilin do ta shfrytëzonin si lokal përballë Gjykatës së Fierit dhe ajo që është e rëndësishme në këtë pjesë, një nga elementët, është pikërisht vlera e kontratës së qirasë. Pra në qytetin e Fierit në vitin 1995, 96, supozohet se paska pasur lokal apo ambient që jepej me 80.000 lekë të reja qira mujore. Ambiente të tilla mund t'i gjesh sot vetëm në Tiranë, dhe jo në një qytet si Fieri.

Vetingu në vetvete ka marrë shumë koka gjyqtarësh dhe prokurorësh për deklarime, po themi, qesharake. Kemi gjyqtarë dhe prokurorë, ish-gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët ne sot i ftojmë nëpër studiot tona, që u larguan nga sistemi për vlera deri në 50.000 lekë të reja. Atje është parë edhe gjilpëra në kashtë, që nuk i justifikonin dot sepse kishin qenë të ardhura që kishin nisur përpara regjimit martesor. Ne të gjithë e dimë si ka qenë Shqipëria e 20 viteve, sidomos nga viti 1990 deri në vitet 2000, 2010, apo po doni edhe deri më sot, ku informaliteti, lëvizja e parave kesh e të tjerë është shumë e madhe, kultura e nënshkrimit të kontratave... Po, por ligji nuk e merr parasysh këtë gjë, pra kur duhet të zbatohet ai deri në pikën e fundit dhe këta gjyqtarë prokurorë u larguan nga sistemi. Edhe në deklarimin e pasurive nuk merret parasysh asnjë prej këtyre, në qoftë se do zbatohet. Dhe pikërisht për shkak të kësaj, këta gjyqtarë dhe prokurorë u larguan nga sistemi.

Ndërkohë, në rastin e Irena Gjokës, kjo nuk iu bëri fare përshtypje anëtarëve të Komisionit të Vetingut, Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Sepse kontrata është bërë për pesë vite, por kontrata, një element tjetër, është se është shkruar me kompjuter. Po. Pra, supozohet se në vitin 1995-96... kur ende nuk ishte shpikur Microsoft-i. Pra, Microsoft Word si software për punimin në kompjuter nuk ishte shpikur. Kontrata është shkruar... Të gjithë e dinë... Microsoft Word daton 97-ën, unë e di... Pra, unë po e shpjegoj në gjuhë teknike tani, por të gjithë e dinë sepse e përdorin kompjuterin sot dhe e dinë se çfarë është Microsoft Word dhe e dinë se çfarë është formati i shkrimit Times New Roman, është shkruar në këtë lloj formati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco