Partia Demokratike ka ndarë udhëzimet lidhur me procesin zgjedhor dhe organizativ. Udhëzimi i firmosur nga kryetari i PD, Sali Berisha dhe sekretari i Pergjithshem, Flamur Noka, mban datën 17 mars 2026.
Në maj të 2026 përmbyllet edhe afati 4-vjeçar për të gjitha organet drejtuese të Partisë, duke bërë të nevojshme edhe rinovimin për një procesi statutor. Ky proces si nënvizohet edhe nga udhëzimet e ndara, duhet të jetë i rregullt, transparent.
Referuar situatës politike në vend, opozita ka vijuar me protestat e saj dukë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandalit edhe të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në këtë mënyrë, u vendos zhvillimi i zgjedhjeve në të gjitha degët, dhe në të gjitha nivelet e strukturës së degëve të PDSH, brenda datës 30 prill.
‘Brenda datës 30 prill 2026 zhvillimin e zgjedhjeve në të gjitha degët dhe nivelet e strukturës nga kryetar, nënkryetar, sekretar seksioni, grupseksioni, kryetar dege dhe kryesitë e degëve. Në këtë udhëzim theksohet se zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e Statutit, për zgjedhje të lira, të fshehta dhe demokratike.’, thuhet më tej.
VENDIM:
Vendimin e Kryesisë nr 35 datë 17.03.2026 ‘Mbi proceset zgjedhore dhe Organizative të PDSH;
Udhëzimin nr 2 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm ‘Për mbajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet e strukturës vendore të Partisë Demokratike’;
Udhëzimin nr 3 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm ‘Mbi procesin e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë së degës’
Duhet të filloni menjëherë nga puna, të raportoni progresin sipas përcaktimeve në udhëzim dhe të respektoni me rigorozitet afatet kohore.
© SYRI.net