Cara në PE: Ekonomia shqiptare në krizë. Qeveria nuk garanton, konkurrencën dhe funksionimin normal

Cara në PE: Ekonomia shqiptare në krizë. Qeveria nuk garanton, konkurrencën dhe funksionimin normal

11:19, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

PO zhvillohet mbledhja Stabilizim Asocimin Shqipëri-BE. Deputeti i PD, Igli Cara ka mbjatur fjalën e tij.

Më poshtë fjala e plotë e mbajtur në takimin e përbashkët BE–Shqipëri:

Të nderuar Anëtarë të Parlamentit Europian,

Të nderuar kolegë,

Është nder për mua të marr pjesë në këtë mbledhje të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit për të diskutuar mbi zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe mbi rrugëtimin e vendit tim drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Për këtë arsye dëshiroj ta nis me një mesazh shumë të qartë - Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Europian.

Ky është një projekt kombëtar, një aspiratë e qytetarëve shqiptarë dhe një objektiv strategjik që ne e mbështesim plotësisht. Anëtarësimi ynë në Bashkimin Europian duhet të jetë rezultat i meritës, i reformave reale dhe i respektimit të plotë të vlerave europiane.

Të nderuar kolegë,

Sot zhvillimi kryesor në Shqipëri është Revolucioni i Flamingove, i cili ka mbushur jo vetëm sheshin kryesor të Tiranës dhe rrugët e saj. Shqiptarët po protestojnë dhe në të gjitha sheshet në botë. Ajo protestë që nisi për shkatërrimin e zonës së mbrojtur në Nartë, sot është kthyer në një protestë për një shqipëri më të mirë. Protestohet për varfërinë, korrupsionin, mungesën e shëndetësisë dhe arsimit dinjitoz.

Dëshiroj të ndalem tek ekonomia shqiptare, një ndër arsyet kryesore përse bashkombasit e mi kanë mbushur atë shesh për ditën e 39 rradhazi.

Qeveria paraqet një rritje ekonomike prej rreth 3.3% si dëshmi të suksesit ekonomik. Por pyetja që duhet t'i bëjmë vetes është shumë e thjeshtë: A është kjo një rritje e qëndrueshme? Përgjigjja është Jo.

Kjo rritje mbështetet kryesisht tek sektori i ndërtimit dhe i pasurive të paluajtshme, dhe jo tek sektorët që krijojnë produktivitet, vende pune afatgjata dhe konkurrueshmëri.

Sot ndërtimi përfaqëson rreth 25% të ekonomisë, ndërsa bujqësia ka rënë nga mbi 20% në rreth 15% të PBB-së, industria përpunuese po humbet terren dhe eksportuesit shqiptarë po përballen çdo ditë me vështirësi më të mëdha. Shqipëria vazhdon të ketë produktivitetin më të ulët në rajon.

Zhvlerësimi i Euros me rreth 33% në 5 vitet e fundit, paraqitet nga qeveria si sukses ekonomik, por në realitet është fatura që po paguajm si lavatriçe e parave të krimit të organizuar.

Në realitet ky fenomen, ka goditur eksportet, ka ulur vlerën reale të remitancave, që përfaqësojnë mbi 10% të PBB-së, dhe ka dëmtuar konkurrueshmërinë e sektorit të turizmit.

Zhvleresimi i Euros i pakrahasueshem me vendet e BE, apo edhe me ndonjë vend tjetër në botë, pranuar kjo edhe nga institucioni kryesor i politikës monetare, Banka Qëndrore, në raportimin e saj të fundit në Kuvend.

Në të njëjtën kohë, çmimet e banesave janë rritur në nivele të papërballueshme. Sot një familjeje shqiptare i duhen rreth 19 paga vjetore për të blerë një apartament dhe jo sepse këtë e vetndos tregu por sepse ky treg tashmë është nën kthetrat e grupeve kriminale, faktuar kjo edhe nga hetimet e fundit të Strukturës së Posaçme.

Por problemi nuk është vetëm ekonomik.

Problemi është modeli i qeverisjes.

Gjatë viteve të fundit është ndërtuar një arkitekturë ligjore dhe institucionale që ka ngritur shqetësime serioze për transparencën, konkurrencën dhe funksionimin normal të ekonomisë së tregut.

Ligji për Investimet Strategjike, ndryshimet në legjislacionin për Zonat e Mbrojtura, Paketa e Maleve , Ligji i Porteve  si dhe ligje të posaçme që kanë mundësuar transferimin e aseteve publike strategjike , përfshirë projektin e Portit të Durrësit, jane qartesisht kunder parimeve të konkurrencës së lirë, transparencës dhe trajtimit të barabartë të investitorëve.

Thene ndryshe ligje me porosi per miqte e Rames.

Por sot dua të ndalem pak më gjatë në rastin e Portit të Durrësit, asetit më të rëndësishëm publike të vendit.

Me një ligj special sot nuk kemi më një port por kulla.

Ky projekt u zhvillua pa një garë të hapur ndërkombëtare, ndërkohë që Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe parimet e tregut europian mbështeten pikërisht mbi konkurrencën e lirë, transparencën dhe mosdiskriminimin.

Behet fjale per faljen e  nje Porti ku pervecse Strategjik - kombetar  dhe Rajonal  ka dhe  nje vlere  mbi  3 Miliard euro ,

Sot qe flasim 1/3 e Portit eshte ne ndertim e siper per apartamente.

Pas disa vitesh Shqiperia nuk do te kete me nje Port shteteror duke humbur avantazhin strategjik ne Rajon, duke I dhënë një goditje fatale ekonomisë sonë.

Pyetja qe kam për ju eshte ?

A mund te ndodhe kjo ne nje vend qe ka firmosur MSA, ku qartesisht eshte sanksionuar qe cdo aset publik nuk mund te jepet pa gare ?

A ka ndonje rast i tille ne ndonje vend te BE ?

A duhet qe kjo shkelje e MSA te shprehet ne rezolute ?

Nëse mendoni se ky është një rast sporadik, GABOHENI.

Për të kuptuar sesi ka funksionuar qeveria RAMA në dekadën e fundit mjafton të lexoni librin, "Albania Files", sipas të cilit rezultojnë 523 projekte resortesh dhe zhvillimesh ndërtimoretë koordinuara nga Zyra e Kryeministrit. Eshte ky i fundit që jo vetëm miraton lejet, por përzgjedh investitorin dhe arkitektin për çdo projekt.

Ky libër është prova se zonat e mbrojtura janë parashikuar të shkatërrohen vite para se ligji të ndryshonte në vitin 2024.

E theksoj qe te gjitha projektet miratohen nga K.K.T (AZHT)organ qe drejtohet nga K.M Rama duke anashkaluar Bashkite ..

Kushtetuta jone por dhe MSA percakton qarte qe ne demokraci pushtetet jane te ndara ..

A ndodh ne ndonje vend te BE qe Kryeministri merr dhe kompetencat e pushtetit vendor ?

(Sot Rama nuk eshte vetem Kryeminister por edhe kryebashkiak I Shqiperise)

Por  nuk mbaron me kaq ,

Se fundmi u miratua dhe  ligji per Portet turistike ku qartesisht te drejten per percaktimin e investitoreve strategjike e ka KM-Rama..

Kemi nderhyrje te forte  ne pavarësinë e institucioneve të planifikimit territorial dhe funksionimin e ekonomisë së tregut.

Prandaj nuk duhet të habitemi që mijëra qytetarë kanë zgjedhur të protestojnë nën simbolin e "Flamingo Revolution".

Kur ligje të veçanta përdoren për të përshpejtuar investime strategjike pa garë të plotë, kur asetet publike me rëndësi kombëtare transferohen përmes procedurave që ngjallin debat dhe kur qytetarët krijojnë perceptimin se vendimmarrja ekonomike është gjithnjë e më e përqendruar, protesta bëhet një mjet legjitim demokratik për të kërkuar llogaridhënie.

Ky është një mesazh që meriton të dëgjohet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Strasburg.

Këto shqetësime nuk janë vetëm pjesë e debatit të brendshëm politik në Shqipëri.

Edhe Raporti i Progresit i Komisionit Europian ka theksuar vazhdimisht se Shqipëria duhet të forcojë më tej sundimin e ligjit, transparencën në prokurimet publike, mbikëqyrjen e partneriteteve publik-private dhe luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta.

Raporti nënvizon se nevojiten rezultate më të qëndrueshme në parandalimin e korrupsionit dhe garantimin e një administrate publike profesionale dhe të depolitizuar.

Kjo tregon se sfida nuk është vetëm ndëshkimi i korrupsionit, por ndërtimi i institucioneve që e parandalojnë atë.

Transparency International, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, vazhdon ta rendisë Shqipërinë ndër vendet me perceptim të lartë të korrupsionit në Europë. Kjo tregon se besimi i qytetarëve dhe i investitorëve tek institucionet publike mbetet ende i brishtë. Për një vend kandidat për në Bashkimin Europian, lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një kriter negociues; ajo është kusht për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe për funksionimin normal të ekonomisë së tregut.

Sot 40% e forcës aktive të punës është larguar nga vendi dhe 35% e të rinjve deklarojnë se duan të emigrojnë, kemi të bëjmë me një votë mosbesimi ndaj modelit aktual të zhvillimit. Asnjë statistikë makroekonomike nuk mund ta fshehë këtë realitet. Largimi i të rinjve i kushton ekonomisë shqiptare rreth 900 milionë euro çdo vit.

Edhe OECD ka theksuar se Shqipëria duhet ta zhvendosë modelin e saj të zhvillimit drejt rritjes së produktivitetit, inovacionit, kapitalit njerëzor dhe forcimit të institucioneve ekonomike. Rritja afatgjatë nuk mund të mbështetet vetëm tek konsumi, ndërtimi apo turizmi, por kërkon investime në industri, teknologji, aftësi profesionale dhe një klimë biznesi të bazuar në konkurrencë të ndershme, siguri juridike dhe institucione të besueshme.

Të nderuar kolegë,

Shqipëria ka nevojë për institucione që funksionojnë, për ekonomi të lirë, për konkurrencë të ndershme dhe për qytetarë që besojnë se mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre.

Askush nuk duhet të ketë frikë nga e vërteta. Kritika ndaj qeverisjes nuk është kritikë ndaj Shqipërisë, por është mënyra më e mirë për ta afruar Shqipërinë me standardet europiane.

Miqtë e vërtetë të Shqipërisë nuk janë ata që mbyllin sytë përballë problemeve, por ata që ndihmojnë vendin t'i zgjidhë ato.

Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm.

Por ajo nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi një ekonomi që mbështetet kryesisht tek ndërtimi, tek informaliteti dhe tek vendimmarrja e centralizuar.

Ne nuk kërkojmë favore nga Bashkimi Europian. Ne kërkojmë vetëm që procesi i integrimit të mbështetet mbi të vërtetën, mbi faktet dhe mbi standardet europiane.

Sepse vetëm një Shqipëri me institucione të forta, ekonomi konkurruese, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale do të jetë një anëtare e denjë e Bashkimit Europian.

 

Ju falënderoj për vëmendjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco