Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Protesta e opozitës, e moshuara: Qeveria vendos me kokën e vet për gjithçka, për ta shitur vendin e për ta poshtëruar popullin

19:58, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në protestën e mbajtur kundër qeverisë, zëri i qytetarëve ka qenë i fuqishëm, veçanërisht ai i zonjave të moshuara, të cilat ndanë pakënaqësitë e tyre.

Njëra prej tyre, një pensioniste, u shpreh se nuk ka asnjë interes personal, por ndihet e revoltuar nga mënyra se si qeveria merr vendime.

“Ato që i vendosin me kokën e vet për gjithçka,” tha ajo, duke akuzuar pushtetin se po punon “për ta shitur këtë vend” dhe për të “poshtëruar këtë popull”.


Protestuesja:  Inshallah rrëzojmë qeverinë. Edhe të fitojnë populli e vendi. Kaq kisha. Unë s'kam ndonjë interes.

Gazetarja e SYRI: Keni ndonjë problematikë që haseni në përditshmëri?

Protestuesja:  Unë kam harruar kur kam dalë në pension.

Gazetarja e SYRI:  Çfarë pakënaqësie keni nga qeveria aktuale?

Protestuesja:  Kam ato që i vendosin me kokën e vet për gjithçka. Edhe për ta shitur këtë vend. Edhe për ta poshtëruar këtë popull.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco