Një skenë që shkon përtej paradoksit dhe prek thelbin e funksionimit të shtetit u regjistrua gjatë protestës së sotme.
Një numër i konsiderueshëm efektivësh të forcave “Shqiponja”, të vendosur fillimisht pranë Ministria e Brendshme, u shkëputën në mënyrë të koordinuar dhe u zhvendosën me urgjencë për të krijuar një kordon sigurie rreth Partia Socialiste e Shqipërisë dhe godinës së Drejtorisë vendore të policisë.
Paradoksi qëndron në kontrastin e qartë: ndërsa godina e PS-së, -pra muret- mbrohen me përparësi maksimale, qytetarët që ushtrojnë të drejtën e protestës përballen me masa të forta represive, ujë dhe gaz lotsjellës pa limit.
Kjo përforcohet dhe me faktin se në protestat e mëparshme nuk ka pasur asnjë incident që të justifikojë këtë mobilizim të menjëhershëm dhe disproporcional të forcave të rendit.
Kjo situatë rikthen në vëmendje debatin thelbësor: Si policia e cila ka si synim garantimin e rendit publik, dhe të qytetarëve të saj përdoret për interesa partiake dhe mbrojtjes së pushtetit të Edi Ramës.
Në një demokraci funksionale, balanca mes sigurisë dhe të drejtave qytetare duhet të jetë e qartë — dhe çdo devijim nga kjo balancë përbën jo vetëm paradoks, por edhe alarm institucional.
© SYRI.net