Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Përshkallëzim force ndaj protestuesve, gaz lotsjellës hidhet edhe nga tarraca e Kryeministrisë, policia sulmon Berishën

19:02, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë është kthyer në një përplasje të fortë, duke nxjerrë në pah një qasje të ashpër dhe të diskutueshme nga ana e qeverisë ndaj qytetarëve protestues.

Ndërsa në terren prtestuesit kanë shprehur zemërimin me flakadanë, reagimi i institucioneve shtetërore duket se ka qenë disproporcional dhe i orientuar drejt shtypjes së turmës.

Forcat e rendit ndërhynë menjëherë me autobote uji, duke goditur pa dallim protestuesit, ndërkohë që mjetet dolën njëra pas tjetrës si nga oborri i Kryeministrisë ashtu edhe nga zona e Kuvendit. Kjo krijoi një situatë kaotike në bulevard, duke detyruar qytetarët të shpërndahen në mënyrë të dhunshme.

Në terren u vendosën edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, duke rritur më tej tensionin dhe duke dhënë përshtypjen e një shteti të militarizuar përballë qytetarëve të vet. Protestuesit u ndanë në dy grupe, ku një pjesë u zhvendos drejt Hotel Rogner, ndërsa grupi tjetër qëndroi pranë liderit të opozitës, Sali Berisha.

Situata arriti kulmin kur ndaj turmës u përdor gaz lotsjellës. Sipas raportimeve nga terreni, kapsulat nuk u hodhën vetëm nga forcat në tokë, por edhe nga tarraca e godinës së Kryeministrisë.

Hedhja e gazit nga lart, shumë pranë qytetarëve dhe liderit të opozitës, ishte e qëllimshme për të frikësuar dhe shpërndarë me çdo kusht protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco