Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Protestuesit hedhin flakadanë, policia e Ramës sulmon Berishën me gaz lotsjellës e ujë

18:58, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit kanë hedhur flakadanë në drejtim të godinës së qeverisë, teksa një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe nga ligjvënësit e PD.

Tashmë janë qytetarët ata që kanë në dorë fatin e protestës, ndërsa hedhjes së flakadanëve, Policia e kontrolluar dhe urdhëruar nga Rama ka sulmuar liderin demokrat Sali Berisha me gazlotsjellës dhe ujë.

Por pavarësisht kësaj, kjo nuk I ka penguaer qytetarët në misionin e tyre për të protestuar kundër një qeverie të inkriminuar dhe të korruptuar, e cila është kritikuar ashpër dhe nga vendet e BE, të tilla si Gjermania.

Edhe në protestat e kaluara të opozitës, Policia ka përdorur në masë të madhe gaz lotsjellës dhe ujë, madje edhe të skaduar, e në disa raste nuk ka kursyer as dhunën ndaj protestuesve paqësorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco