Ndryshe nga protestat e kaluara të rinjtë kanë zgjdhur një tjetër formë për të protestuar përpara godinës së qeverisë, të cilën e konsiderojnë si të inkriminuar dhe të korruptuar.
Të rinjtë shihen në selinë e PD duke mbajtur flamurin gjerman, në shenjë mirënjohjeje ndaj Bundestagut për vënien me ‘shpatulla pas murit’ të qeverisë shqiptare, teksa kjo e fundit nën udhëheqjen e Edi Ramës merr në mbrojtje zyrtarët e saj të korruptuar, rasti më flagrant është ai i ish zëvendëskryeministres, Belinda Balluku nën hetim nga SPAK.
Protestuesit nga radhët e FRPD shihen teksa valëvitin flamurin e Gjermanisë, ndërsa janë pritën liderin demokrat, Sali Berisha për t’i prirë nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita para godinës së qeverisë.
'Jo shtetit të drogës;, shkruan një prej pankartave të protestuesit , teksa valëvit flamurin gjerman.
PD ka qenë shumë aktive në takimet me zyrtarët e lartë të Bundestagut gjerman, ku e ka informuar mbi çështje të rëndësishme që cenojnë integrimin e Shqipërisë në BE nga ana e qeverisë dhe mazhorancës socialiste.
© SYRI.net