Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Çdo institucion i kapur nga bandë kriminale, Spahia: Qytetarë dhe intelektualë të bashkohen kundër situatës katastrofike

Çdo institucion i kapur nga bandë kriminale, Spahia: Qytetarë dhe intelektualë të bashkohen kundër situatës katastrofike

18:34, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu përgjigjur thirrjes së opozitës për protestë kombëtare me kërkesën për largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

I pranishëm në tubim, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, deklaroi se ky manifestim është vazhdimësi e një vale protestash dhe revolte mbarëqytetare kundër “qeverisë së krimit dhe e korrupsionit”.

 Spahia u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm dhe veçanërisht intelektualëve që t’i bashkohen lëvizjes, për të treguar se nuk pajtohen me “situatën katastrofike ku ndodhet vendi”.

“Sot praktikisht çdo institucion i Shqipërisë është kapur nga një bandë kriminale, e cila ushtron dhunën dhe forcën nëpërmjet krimit dhe parave të pista”, u shpreh deputeti demokrat gjatë një prononcimi për Syri TV.

Një veçori e kësaj proteste, e ngjashme me atë të mëparshmen, është mungesa e një podiumi dhe e fjalimeve nga politikanët. Sipas deputetit Spahia, kjo është një zgjedhje e qëllimshme strategjike. “Është një protestë e planifikuar dhe e menduar pa një podium me folës. Është një protestë e cila do t’i lërë hapësirë qytetarëve shqiptarë të shprehin pakënaqësinë e tyre, revoltën e tyre ndaj institucioneve të uzurpuara nga banda kriminale që sot quhet qeveri”, shpjegoi ai.

Bardh Spahia: Kjo protesta sotme vazhdon në valën e protestave dhe të revoltës mbarëqytetare, e cila ka iniciuar si një reagim ndaj qeverisë së krimit dhe të korrupsionit e cila ka uzurpuar zyrat e kësaj godine. Në fakt thirrja ime vazhdon të shkojë për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi, ashtu siç edhe për intelektualët e këtij vendi të bëhen pjesë e kësaj lëvizje mbarëqytetare, e kësaj revolte, në mënyrë që të tregojnë që qytetarët e ndershëm dhe sidomos intelektualët nuk pajtohen me situatën katastrofike ku ndodhet sot vendi ynë. Sot praktikisht çdo institucion i Shqipërisë është kapur nga një bandë kriminale e cila ushtron dhunën e forcën e kartonëve të grabitur nëpërmjet krimit dhe parave të pista të trafiqeve të ndryshme.

Ne e kemi thënë vazhdimisht që në fillimin e kësaj vale proteste që do të jetë një valë protestash e cila do të shohë dhe diversifikim të mënyrës së realizimit. Sot është një protestë e cila është e planifikuar e menduar pa një podium me folës, është një protestë e cila do t'i lërë hapësirë qytetarëve shqiptarë të shprehin pakënaqësinë e tyre, revoltën e tyre ndaj institucioneve të ndryshme të uzurpuara nga banda kriminale që sot quhet qeveri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco