Kreu i PD, Sali Berisha lë selinë blu, niset drejtë Kryeministrisë për t'ju bashkuar protestës kombëtare

18:38, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka dalë nga selia blu dhe është nisur drejt bulevardit për t’iu bashkuar protestës kombëtare që po zhvillohet para Kryeministrisë së Shqipërisë.

I shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike, Berisha është pritur nga qindra mbështetës demokratë, të cilët ishin mbledhur më herët në selinë e PD-së.

Më pas, ata janë nisur së bashku drejt bulevardit, duke iu bashkuar turmës së protestuesve.

Sipas pamjeve nga terreni, pjesëmarrja në këtë protestë paraqitet e lartë, me mbështetës të opozitës që kanë mbushur zonën përpara Kryeministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco