Qeveria po përgatit një nga reformat më të thella në sistemin e taksimit vendor të viteve të fundit, e cila pritet të ndryshojë mënyrën se si tatohen pronat në Shqipëri. Projektligji i ri “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, i hedhur në konsultim publik, synon të kalojë nga sistemi aktual i taksimit drejt një modeli të bazuar në vlerën e tregut të pronave, duke prekur si ndërtesat ashtu edhe tokat.
Por çfarë do të thotë kjo për qytetarët?
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Dorian Teliti Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, thotë se kjo reorm përcjell dy mesazhe kryesore.
E para, do të taksohen më shumë shqiptarët, gjë e cila s'është bërë në 13 vite. Dhe e dyta, centralizfim”
Teliti shpreh shqetësimin e synimit të qeverisë për të rritur të ardhurat në buxhet nga 7 miliardë në 26-27 miliardë lekë, pa një plan të qartë se si këto fonde do t'u kthehen qytetarëve përmes shërbimeve, arsimit apo shëndetësisë.
Pjesë nga biseda e Dorian Telitit në studion e "Kafe Shqeto'
“Më thoni, cila nga këto dy gjëra përkon me interesin e qytetarëve?
Të marrësh kompetencat e pushtetit vendor dhe t'i centralizosh në pushtetin qendror, është ajo që e ka dëmtuar që prej 2015-ës e në vazhdim pushtetin vendor, duke e katandisur në këtë zallamahi të madhe, ku pushteti vendor praktikisht nuk qeveris dot, sepse kompetencat i janë marrë një nga një nga ana e qeverisjes qendrore. Ju hoqën ujësjellësat, tani po i hiqet pjesa e menaxhimit për pronës dhe e kadastrës përkatëse.
Janë marrë kompetenca të tjera, nuk japin dot më leje ndërtimi zhvillimore, ndonëse kanë plane rregullatore të miratuara nga Këshillat Bashkiakë, ku Këshillat Bashkiakë janë të zgjedhur me votë të qytetarëve. Pra, kemi një ndërhyrje të fuqishme të pushtetit qendror.
Shqipëria është e ndarë nëpër bashki të ndryshme, legjislacioni shqiptar, kushtetuta flet qartë, aktet ligjore dhe nënligjore flasin qartë. Detyrat e qeverisjes janë disa, detyrat e pushtetit vendor janë disa. Nëse qeveria qendrore me atë forcën e kartonit vazhdon përsëri të marrë gjithnjë e më shumë kompetencat e vendorit, asgjë e mirë nuk pritet të ndodhë në të ardhmen, thjesht i përkeqëson situatën. Dhe e dyta, shqiptarët do paguajnë gjithnjë e më tepër.
Pra, vihet si objektiv rritja e të ardhurave në arkën e shtetit. Shiko, ka vende të botës të cilat taksojnë dhe shumë më tepër se Shqipëria. Shkon në Norvegji, shkon në Suedi e kështu me radhë. Por kthyeshmëria e atyre që japin në ekonomi, kthyeshmëria që ata japin në sistemin e arsimit, në sistemin e shëndetësisë, në infrastrukturën përkatëse, është ku e ku me Shqipërinë.
Shqiptarët taksohen, por mbrapsht nuk marrin asgjë. Pra, çfarë do përmirësojë kjo? Në qoftë se qeveria thotë, ne po propozojmë një ligj, që e kemi hedhur në konsultim publik, për të kaluar nga 7 miliardë të ardhura në 26-27 miliardë të ardhura, pra katërfishim të të ardhurave në arkën e shtetit.
Çfarë dobishmërie do t'i sjellë kjo qytetarëve? Pse i duhen këto para arkës së shtetit dhe arkës së bashkive më tepër?
Pra, në vend që ata të fokusohen tek objektivat që duhet të arrijnë te qëllimi, ata fokusohen thjesht te fakti të marrin ca para më tepër.
Shpeshherë, siç ndodh rëndom fatkeqësisht, për të përfunduar në shpërdorime të tyre, për të përfunduar në financime siç është rasti i Tiranës. Financohen nga buxheti i Tiranës inceneratorë që nuk ekzistojnë, financohen nga buxheti i Tiranës rrugë të bëra, por kontraktohen dhe një herë siç kemi denoncuar shpeshherë nga Partia Demokratike. Financohen stafe të rritura 2.5 herë në numër. Ishin më pak se 5 mijë, tashmë janë 12.600 të emëruar në Bashkinë e Tiranës në të gjitha institucionet e saj të varësisë. Pra, ku do shkojnë këto para?
Shiko, një gjë e ka të drejtë kjo dhe ne e kemi ngritur edhe kur ka qenë, kur është bërë para disa vitesh ndryshimi i ligjit për sa i përket edhe taksimit të pronës.
Ne kemi kërkuar që jo çdo pronë ka të njëjtën vlerë, sepse sot kur ti taksohesh, taksohesh në bazë të hartave territoriale. Kjo zonë thotë qeveria, e ka këtë, le të themi ka nivelin e taksimit 0.05 e sa është aktualisht dhe ka x vlerën e referencës.
Ndërkohë që një pallat buzë rrugës kryesore, me një pallat në rrugën dytësore, por që është po e njëjtës pjesë e zonës kadastrale po themi, taksohen njësoj. Këtu po, patjetër duhet bërë ndryshimi dhe ne e kemi propozuar që në të kaluarën, gjë që maxhoranca na e hodhi poshtë.
Gjë që fatmirësisht tashmë po i kthehen asaj qëndrimi që ne e kemi pasur një herë e kohë. Por mbi të gjitha këto problematika të cilat duhet të zgjidhen, dhe ne do ta mbështesim në sensin që të zgjidhen një orë e më parë, nuk duhet të passjellin, nuk duhet të shkaktojnë problematika të tjera. E përsëris dhe një herë, dy janë çështjet kryesore të cilat duhet të diskutojmë sot ne.
Kjo rritja e vlerës së taksës së pronës, për cilin motiv do të bëhet? Cili është arsyetimi i saj? Dhe mbi të gjitha, pse do bëhet centralizimi? Por akoma dhe më e rëndësishme, a mund të dimë sot ne, a kemi një pasqyrë të qartë sot, se kush janë pronarët realë? Si është e mundur që në Tiranë, sepse po nisim nga Tirana meqenëse e njohim dhe më mirë, duke qenë se jam i zgjedhur vendor në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Si është e mundur që në çdo pallat të ri që ndërtohet, ka 100 dritare në fasadën e saj dhe shikon vetëm 20 drita të ndezura? A e kemi zgjidhur ne problematikën një herë të krijimit, të krijimit, le të themi të pronës, të krijimit të ndërtimit e kështu me radhë, që pastaj të kalojmë te niveli i taksimit? Ne sot kemi financim jo të ndershëm, financim me para të pista, financim me para korrupsioni, financim me para të krimit, të gjithë ndërtimeve në Tiranë.
Si po shikoni dhe ditët e fundit, bëhen sekuestrime, dosjesh, bëhen sekuestrime, firmash... presidentë, pronarë, firmash ndërtimi, të cilët po dalin gjithnjë e më shumë në pah lidhjet e tyre me botën e krimit, lidhjet e tyre me botën e parasë së pisët po themi dhe parasë së korrupsionit.
Së pari duhet të ndalojmë këtë gjë. Së pari duhet të ndalojmë këtë gjë. Pastaj kur ne të kemi një situatë të qartë dhe të kemi një treg normal të zhvillimit, le të themi të pjesës së ndërtimit në Tiranë, në zonat e qyteteve kryesore dhe pastaj dhe në zonat e plazhit, ku këto janë le të themi aty ku po ndërtohet më tepër dhe që ka dhe interes më të madh, pastaj patjetër edhe pronat duhet taksuar. Por duhet taksuar me vlera normale. Për vetë qeveria parashikon katërfishim të të ardhurave nga taksa e re e pronës që ajo do ta implementojë nga kjo formulë e re. Pra shqiptarët do taksohen mesatarisht katër herë më tepër. Këto janë para që do dalin nga xhepat e shqiptarëve, që do dalin nga xhepat e bizneseve, ndërkohë kthyeshmëria e tyre në ekonomi që është gjëja më e rëndësishme...
© SYRI.net