Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

‘Rama në grahmat e fundit’/ Balliu: Rebelim kundër pushtetit të degraduar që mbron korrupsionin

17:56, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në prag të protestës së thirrur nga opozita, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar kauzën e tyre si një çështje “jetë a vdekje” për shoqërinë.

Në një prononcim për SYRI-n me gazetaren Marsi Korreshi, vetëm pak minuta para nisjes së tubimit, Balliu theksoi se bashkimi i qytetarëve është jetik kundër një pushteti që, sipas tij, është i zënë me hallet e veta dhe ka braktisur problemet e njerëzve.

Balliu e përshkroi protestën si një “rebelim kombëtar” kundër një pushteti “totalisht të degraduar”, duke vënë në dukje koston e lartë të jetesës, duke krahasuar çmimin e naftës në Shqipëri, rreth 2.23 euro, me atë në Itali, 2.04 euro, ku pagat janë dyfish më të larta.

Sipas Balliut, protesta do të jetë një marshim dhe një revoltë kundër një pushteti që “është në gramët e fundit”.

Lidhja Live:

Koreshi: Na ndajnë vetëm 20 minuta nga protesta e thirrur nga opozita dhe qytetarët dhe do të mësojmë detajet e kësaj proteste. Zoti Balliu, vetëm 20 minuta në shesh, opozita dhe qytetarët, çfarë pritet të ndodhë?

Balliu: Ne vazhdojmë në kuadër të asaj proteste kombëtare që është nisur dhe mendoj që sot më shumë se çdo ditë tjetër është jetike bashkimi i çdo qytetari shqiptar kundër një pushteti i cili qartazi nuk ka kohë më as të merret me hallet dhe problemet e qytetarëve, sepse është i zënë me hallet dhe problemet e veta. Në vend që të mbrojnë qytetarët nga padrejtësia, mbrojnë Lubi Ballukun dhe Edi Ramën nga hajdutët dhe nga mbrojnë hajdutët nga ligji. Në këtë aspekt, sot qytetarëve u lind e drejta të jenë në një protestë kombëtare, në një rebelim kundrejt një pushteti totalisht tanimë të degraduar. Të themi atë që është bërë tanimë jetike kjo protestë, pasi ju shikoni vetëm çmimi i naftës se si ka shkuar, se si është rritur vazhdimisht në Shqipëri dhe nuk merret asnjë masë. Në Shqipëri është gati 2.23 euro, kurse në Itali, ku e kanë dyfishin e rrogave, është 2.04 euro. Dhe qytetarët shqiptarë që janë populli më i varfër i Europës, sot paguajnë njëkohësisht edhe taksat më të larta në rajon. Pra, sot e vetmja arsye që nuk ekziston është për të ndejtur në shtëpi. Të gjitha të tjerat janë për të dalë në protestë.

Korreshi: Zoti Balliu, është shësuar një protestë ndryshe nga herët e kaluara. Çfarë pritet të ndodhë? Çfarë do të ndryshojë në këtë protestë?

Balliu: Ne do të vazhdojmë në një marshim, proteste, një marshim i cili u thërret çdo qytetari, kudo që është, të bashkohet në një revoltë kundër një pushteti, i cili tanimë është në gramat e fundit. Nuk ka sot as shqiptarë, as kombëtarë, e as ndërkombëtarë, që nuk e di që Edi Rama e përdor pushtetin për të mbrojtur vjedhjet dhe korrupsionin e vet. Pra, ne kemi sot një pushtet, i cili me votë ka vendosur t'i thotë jo ligjit, jo drejtësisë dhe po hajdutërisë. Dhe e vetmja arsye pse ndodh kjo është që ato të garantojnë vazhdimësinë e sistemit të vjedhjeve të kësaj qeverie. Pra, kanë krijuar një sistem që mund të vjedhin qytetarët dhe të qëndrojnë në karriget e tyre, në bashkëpunim me krimin e organizuar. Dhe këtë sistem ata e mbrojtën në parlament me votë. Kur dhe me atë votë ata kanë rrezikuar edhe jetën e dëshmitarëve, edhe jetën e prokurorëve, sepse në dosjen e prokurorisë është faktuar që eksponentë të niveleve të larta të krimit të organizuar kanë kërcënuar dëshmitarët. Çështja Rama-Balluku nuk është më një çështje politike apo çështje korrupsioni, po është një çështje jetë a vdekje. Ne duhet të vendosim si shoqëri, a do duhet të tolerojmë abuzimin, vjedhjen dhe dhunën e pushtetit, apo do duhet të largojmë këtë pushtet. Dhe meqënëse Edi Rama nuk ka kohë të merret me hallet e qytetarëve, nuk i heq mbi taksimin që i ka bërë shtetit shqiptar, atëherë le të heqim Edi Ramën që të shpëtojnë qytetarët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco