Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

SYRI TV/ Rama bën avokatin e furnizuesve të naftës: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës

13:11, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të ndjeshme të çmimit të naftës, Kryeministri Edi Rama pretendon se nuk ka abuzime me çmimin, duke marrë në mbrojtje furnizuesit e hidrokarbureve. Gjatë podcastit të tij “Flasim”, Rama kaloi në tallje, duke deklaruar se nga rritja e çmimit të naftës do të përfitojnë pensionistët.

Kryeministri vijoi të bëjë avokatin e furnizuesve të hidrokarbureve përballë rritjes së çmimit të naftës, në kurriz të qytetarëve. Megjithëse që prej nisjes së konflikteve në lidhjen e mesme, çmimi i naftës është rritur ndjeshëm dhe në mënyrë periodike në Shqipëri, Rama pretendoi se nuk ka pasur abuzime me çmimin e karburantëve.

Ai ka shkuar deri në kufijtë e talljes, duke deklaruar se nga kjo rritje e çmimit të naftës në treg do të përfitojnë pensionistët.

Pas 13 vitesh në qeverisje, në vend të një zgjidhjeje konkrete, gjatë podcastit “Flasim”, Rama vijoi me premtimet elektorale, duke thënë se në të ardhmen ngritja e faktorëve shtetërorë do të vendosë një ekuibër në aspektin e çmimit në tregun e naftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco