Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Takimet e deputetëve të PD në Gjermani, Balliu: Pengesa e vetme që Shqipëria të integrohet në BE, është Rama

12:55, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu pas vizitës në Berlin, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si pengesën e vetme të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjatë një interviste në Syri tv me moderatoren Eneida Ndoci ai tha “se integrimi dhe ekonomia e vendit po sakrifikohen për të mbrojtur interesat korruptive të pushtetit”.

Gjatë diskutimeve me deputetë të Bundestagut gjerman, opozita ka kërkuar mbështetje për procesin e anëtarësimit. Sipas tyre, takimet ishin të frytshme, në kontrast me delegacionin e Partisë Socialiste, i cili pretendohet se nuk ishte në gjendje të organizonte takime të rëndësishme. Për opozitën, mosplotësimi i dy kritereve minimale – lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – mbetet arsyeja kryesore e ngecjes së vendit. Në këtë kontekst, janë përmendur dosje të bujshme si ajo “Rama-Balluku” dhe ajo e inceneratorëve (“Rama-Agasi”), të cilat sipas tyre, pasqyrojnë një situatë alarmante dhe dramatike në vend.

Një nga akuzat më të rënda të artikuluara ishte se kryeministri Rama ka dërguar një email për të kërkuar ndalimin e fondeve gjermane të KFË-së për Shqipërinë, një veprim i cilësuar si “çmenduri” dhe një kërcënim i pakuptimtë ndaj Gjermanisë, i bërë vetëm për të mbrojtur interesat e ngushta.

Klevis Balliu: Ne duhet të plotësojmë kriteret. Dhe kërkohet, kriteret minimale që është lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar, se normalisht askush s'mund të presë që të integrohesh në Bashkimin Evropian duke përqafuar korrupsionin dhe duke përqafuar krimin e organizuar. Dy dosje që janë dosje të tmerrshme, siç është dosja Balluku, apo më saktë Rama Balluku, dhe dosja e Akshit, Rama Agasi, janë dy dosje të cilat kanë nxjerrë në pah situatën alarmante dhe dramatike ku është vendi. Ne patëm mundësinë të diskutojmë me deputetët e Bundestagut, edhe për t'i kërkuar atyre mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Nga ana tjetër kishte një delegacion të Partisë Socialiste, të cilët nuk patën mundësi të bëjnë takime të shumta, patën vetëm ato dy takime. Pavarësisht se kishin përjashtuar për herë të parë në 35 vite opozitën nga delegacioni zyrtar që vinte në Shqipëria, që ishte qesharake dhe patjetër

Eneida Ndoci: Kryeministri ju ka cilësuar si delegacioni i qyqeve.

Klevis Balliu: Po. Në takimin që ju keni zhvilluar. Sepse i pëlqen më shumë delegacioni i Suel Çelës, që ishte në Gjermani, por Gjermania nuk e ka qejf Suel Çelën.

Eneida Ndoci: Çfarë lidhje ka kjo?

Klevis Balliu: Po Taulant Balla ishte atje. Dhe Gjermania nuk e ka qejf Suel Çelën, ndaj dhe ata ishin të paaftë të krijonin takime të cilat kërkuan, po vetëm kanë mbajtur takimet që për hir të së vërtetës ka qenë e organizuar nga Elisa Spiropali, kur ka qenë në krye të kuvendit.

U kemi shprehur atyre që, kush është opozita? Partia më e madhe opozitare. Pra, në këtë, në këtë aspekt, Gjermania është shumë e qartë, është shumë e informuar në lidhje me disa çështje, madje ata janë më të informuar sesa ne,  për çështjen në Shqipëri dhe ishte një kënaqësi të shikoje një mbështetje kaq të madhe të një shteti kaq të madh si Gjermania, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vetëm dua të bëj një sqarim të thjeshtë, ka vetëm një arsye pse Shqipëria sot nuk është në Evropë dhe ajo është qeveria. Në qoftë se do të tregohej vullneti politik minimal për të bërë luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, sot Shqipëria do të ishte në Bashkimin Evropian. Jo vetëm kaq, por Edi Rama ka arritur deri në atë pikë sa ka çuar dhe e-mail për ndalimin e fondeve të KFV-së, që janë fonde të cilat Gjermania ia sjell Shqipërisë, nuk janë fonde që i çon Shqipëria Gjermanisë. Pra ky po kërcënon Gjermaninë që unë nuk do t'ju marr më para. Domethënë, është një çmenduri dhe e gjithë kjo çmenduri bëhet vetëm për të mbrojtur interesat korruptive të Ramës dhe Belinda Ballukut. Pra, është një, situatë alarmante. Po ju them, ju garantoj, në ato vizita nuk kishte, vend për pikëpyetje që ka një mbështetje jashtëzakonisht të madhe për shqiptarët dhe Shqipërinë që të integrohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian, duke plotësuar kriteret minimale. Madje mund të themi që po i bëhet një qokë Shqipërisë, se po i kërkohen vetëm këto dy kritere minimale, luftën kundër korrupsionit. Dhe ajo çka ishte shumë problematike për ta në diskutimet tona, është mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Dhe forma si po drejtohet parlamenti, ku janë hequr të drejtat e opozitës, që nuk po bëhen komisionet hetimore, që po ndryshohen rregullorja në mënyrë të njëanshme. Pra të gjitha këto ishin problemet kryesore dhe zonja Tabaku me zotin Bardhi patën madje edhe takime të tjera me komisionin e integrimit, ku patën një diskutim të gjerë në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe ajo çfarë mund të themi shkurtimisht, është që pengesa e vetme që ekonomia shqiptare të shkojë drejt Evropës, që Shqipëria të integrohet në Evropë, është Edi Rama…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco