Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Nada Meçorapaj, deklaroi se sot janë organizuar rreth 400 qytetarë nga qyteti dhe njësitë administrative, të cilët do t’i bashkohen protestës që zhvillohet në Tiranë përpara Kryeministrisë.
Sipas saj, organizimi është realizuar në mënyrë të koordinuar nga strukturat e degës dhe forumi rinor, duke siguruar një pjesëmarrje të gjerë qytetare. Ajo theksoi se përveç mbështetësve të Partisë Demokratike, protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të paangazhuar politikisht.
Pjesëmarrësit janë nisur drejt Tiranës kryesisht me mjete personale, duke ndjekur një formë organizimi të përdorur edhe në protesta të mëparshme.
© SYRI.net