Rama përshëndet largimin e ministrave teknikë, ja si e konsideron raportin e tyre

Rama përshëndet largimin e ministrave teknikë, ja si e konsideron raportin e tyre

12:17, 18/08/2017
A+ Aa A-

Kryeministrit Rama ka reaguar sot lidhur me raportin e ministrave teknikë mbi zgjedhjet, duke shprehur keqardhjen për këtë dokument që e ka konsideruar si të njëanshëm politik. "Raporti në fjalë, - shprehet Rama me anë të një deklarate, - fatkeqësisht kompromenton si një epilog krejt i pavend, gjithçka të mirë u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces në fjalë."

Deklarata nga Zyra e Kryeministrit përfundon me disa nota ironike për punën e ministrave teknike dhe shprehjen "kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve të dorëhequr, shendet e suksese të mëtejshme në jetë!"

Deklarata e plotë e Zyres së Kryeministrit:

Duke i falenderuar ministrat teknike te Partise Demokratike per kontributin e dhene dhe posacerisht zevendeskryeministren per rolin konstruktiv e per nivelin profesional ne drejtimin e Task Forces per zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen per permbylljen e kesaj eksperience pozitive me te ashtquajturin Material permbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore, financiare dhe logjistike te administrates shteterore, gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise per vitin 2017.

Raporti ne fjale fatkeqesisht kompromenton si nje epilog krejt i pavend, gjithcka te mire u ndertua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere. Ky raport eshte nje dokument politik, krejt i njeanshem dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zevendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces ne fjale.

Sidoqofte, kryeministri i falenderon ministrat teknike per gjithcka te mire bene apo u perpoqen te benin gjate mandatit te tyre te posaçem.

Duke u shprehur mirekuptimin e tij te plote, qofte per disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte per mbytjen ne fund fare ne lugen e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njeanshem, joteknik e joprofesional i Task Forces, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zoterinjve te dorehequr shendet e suksese te metejshme ne jete!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t18/08/2017 17:56

po pse cfare prisje o kryeminister zagar,qe gj?the diten vetem lef,mbasi nuk i begenise fare ata ministra,dashke qe te thone se ke bere zgjedhje te mira kur kete nuk ta thane as osbe,ne fund te fundit ta lane kopilin ne dere

Yp xhixhi18/08/2017 14:30

Zgjedhjet me te mira??? Ben gjithe bota zgjedhje,bejme edhe ne. Populli zgjodhi partine pa program

Shto koment

Denonco