Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Kroacisë, Zlatko Kramarić, dhe Ambasadorin e Sllovakisë, Albin Otruba.
Në një postim në FB, Bardhi shprehet se integrimi europian duhet të jetë një proces i bazuar në standarde, demokraci funksionale dhe zgjedhje të lira e të ndershme, jo thjesht një slogan propagandistik. Ai thekson se qeverisja e kryeministrit Edi Rama ka dështuar të përmbushë këto standarde, duke e akuzuar për korrupsion, bashkëpunim me krimin e organizuar dhe minimin e proceseve demokratike në vend.
Postimi në FB:
Kënaqësi takimi me Ambasadorin z. Zlatko Kramaric dhe Ambasadorin z. Albin Otruba, përfaqësues të dy vendeve mike Kroacisë dhe Sllovakisë në Tiranë, ku rikonfirmuam edhe njëherë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PD për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Fatkeqësisht qeverisja e Edi Ramës nuk synon integrimin në standardet europiane. Ajo ka vrarë thelbin e demokracisë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ajo është qeveria më e korruptuar në Europë dhe që hapur po shndërrohet në bunker për të korruptuarit, siç tregon rasti i fundit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ajo qeverisë në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç na provojë afera e AKSHI-t.
Shqipëria meriton një qeveri që e do integrimin Europia jo si propagandën, por si një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të forcuar demokracinë funksionale në vend. Edi Rama qartësisht nuk e garanton këtë. Ai është peng i korrupsionit të tij.
© SYRI.net