Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestĂ«s, turpi i intelektualĂ«ve

Tabaku: Rritja e çmimeve po e kthen ushqimin bazë në luks - Prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj

Tabaku: Rritja e çmimeve po e kthen ushqimin bazë në luks - Prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj

14:31, 03/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale të shportës, duke e lidhur këtë situatë drejtpërdrejt me braktisjen e sektorit të bujqësisë dhe mungesën e politikave mbështetëse për fermerët shqiptarë.

Sipas mesazhit me një video-postim në rrjetin social Facebook të deputetes, frutat, perimet dhe produktet e fshatit janë kthyer në një luks për qytetarët, veçanërisht për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

“Rritja e çmimeve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar i ka kthyer ato nĂ« produkte tĂ« ndaluara pĂ«r shumĂ« familje shqiptare”, theksoi ajo, duke ngritur alarmin pĂ«r ndikimin e drejtpĂ«rdrejtĂ« qĂ« kjo situatĂ« ka nĂ« tryezat e qytetarĂ«ve.

Deputetja e PD-së argumentoi se shkaku kryesor i kësaj krize është lënia në harresë e bujqësisë, një sektor që sot përbën rreth 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por që sipas saj po përballet me taksa të larta, zhvlerësim të euros dhe mungesë të plotë mbështetjeje nga shteti.

“Produktet shqiptare nuk prodhohen mĂ« si mĂ« parĂ«, ndĂ«rsa fermerĂ«t janĂ« lĂ«nĂ« tĂ« mbijetojnĂ« pa asnjĂ« ndihmĂ« reale,” u shpreh ajo.

Tabaku solli edhe të dhëna konkrete për rritjen e importeve, duke theksuar se në vitin 2021 importoheshin 30 mijë tonë zarzavate, ndërsa sot importet kanë arritur në 70 mijë tonë. Po ashtu, importi i frutave ka kaluar nga 60 mijë tonë në 100 mijë tonë.

Sipas saj, kjo tregon qartë se Shqipëria po zëvendëson prodhimin vendas me produkte të importuara, duke rritur varësinë nga jashtë dhe duke shtuar presionin mbi çmimet.

“Produktet qĂ« sot shkojnĂ« nĂ« tryezat e qytetarĂ«ve vijnĂ« nga jashtĂ«, sepse ShqipĂ«ria nuk po prodhon mĂ«,” deklaroi ajo, duke akuzuar qeverinĂ« se ka zgjedhur tĂ« braktisĂ« fermerin shqiptar dhe tĂ« stimulojĂ« indirekt rritjen e çmimeve pĂ«rmes politikave tĂ« gabuara fiskale dhe ekonomike.

Në përfundim, Tabaku theksoi se bujqësia ka nevojë vetëm për një mbështetje minimale për të prodhuar më shumë dhe për të garantuar çmime të përballueshme për qytetarët.

“Toka shqiptare prodhon. Fshati shqiptar prodhon. Por bujqĂ«sia Ă«shtĂ« nĂ« rrezik – dhe ky rrezik Ă«shtĂ« transferuar tashmĂ« nĂ« rritjen e çmimeve nĂ« tryezat e qytetarĂ«ve”, pĂ«rfundoi ligjvĂ«nĂ«sja opozitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco