Blogeri afrikan promovon Ramën si ‘Brand’ ndërkombëtar të korrupsionit/ Publikon VIDEO-n virale

Blogeri afrikan promovon Ramën si ‘Brand’ ndërkombëtar të korrupsionit/ Publikon VIDEO-n virale

14:18, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri ka publikuar një postim të blogerit afrikan Samson Ojiayo, ku dallohet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si ‘Brand’ ndërkombëtar i korrupsionit’.

‘Samson Ojiayo, një bloger afrikan që u bë i famshëm në mbarë botën për videon e tij ku portretizon një politikan të korruptuar afrikan, i cili thotë se “korrupsioni është i keq vetëm nëse nuk është i përfshirë ai”, së fundmi ka vendosur t’i bëjë “reklamë” edhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar si një “brand” ndërkombëtar të korrupsionit’, shkruan Xhaferri në Facebook.

Në faqen e tij në Instagram, blogeri ka publikuar një video ku e krahason profilin e politikanit të cilin portetizon me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili para pak ditësh deklaroi se kura kundër korrupsionit është më e keqe se korrupsioni.

Postimi i plotë:

Blogeri afrikan promovon Ramën si “Brand” ndërkombëtar të korrupsionit

Samson Ojiayo, një bloger afrikan që u bë i famshëm në mbarë botën për videon e tij ku portretizon një politikan të korruptuar afrikan, i cili thotë se “korrupsioni është i keq vetëm nëse nuk është i përfshirë ai”, së fundmi ka vendosur t’i bëjë “reklamë” edhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar si një “brand” ndërkombëtar të korrupsionit.

Në faqen e tij në Instagram ai ka publikuar një video ku e krahason profilin e politikanit të cilin portetizon me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili para pak ditësh deklaroi se kura kundër korrupsionit është më e keqe se korrupsioni.

Ai që deri dje paraqitej si politikani artist në mbarë botën, sot portretizohet kudo si një hajdut i rëndomtë i standartit afrikan.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco