Nga denoncimi i Ahmetajt te presioni gjerman: Si u detyrua SPAK të shkojë pranë një tjetër afere korruptive të qeverisë Rama

Nga denoncimi i Ahmetajt te presioni gjerman: Si u detyrua SPAK të shkojë pranë një tjetër afere korruptive të qeverisë Rama

15:47, 27/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Posaçme SPAK ka çuar oficerët e Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në ambientet e Autoriteti Portual Durrës, ku është sekuestruar praktika e koncesionit 400 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Lajmi u raportua nga gazetari Elton Qyno për Syri.net.

Ky zhvillim vjen në një moment kur ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj prej muajsh ka ngritur akuza të forta për projektin e Porto Romanos, duke paralajmëruar rrezik financiar, procedural dhe madje rrezik që Shqipëria të mbetet pa port funksional.

Po dje gjatë mbledhjes maratonë me të vetët, ku në fund përfundoi duke firmosur emrat e kabinetit ‘Balluku’, Edi Rama ka pranuar se aferat korruptive të qeverisë së tij janë tashmë në lupën e Berlinit.

Ahmetaj: “Shqipëria rrezikon të mbetet pa port”

Në një intervistë për Syri TV (janar 2025), Ahmetaj deklaroi se dosja e portit është “shumë e madhe” dhe përfshin probleme proceduriale, financiare dhe juridike.

Sipas tij, kontrata e ndërtimit është tipit FIDIC — një formë kontrate pa tavan përfundimtar financiar, ku fondi fillestar mund të rritet gjatë zbatimit për shkak të punimeve shtesë.

Ahmetaj foli edhe për një MEMO të firmosur nga drejtori i Portit të Durrësit, Kreshnik Bajraktari, dhe specialistë të tjerë, ku evidentohen mangësi të theksuara në projekt. Megjithatë, sipas tij, pagesat janë urdhëruar të kryhen.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Arben Ahmetaj plas bomben: Shqipëria rrezikon të mbetet pa port! Çfarë po ndodh me Alabar

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për konflikt interesi në projekt, duke përmendur kompaninë holandeze Royal Haskoning DHV si projektuese dhe njëkohësisht menaxhuese e projektit, si dhe përfshirjen e kompanisë shqiptare ARKONS në role të dyfishta.

Sipas Ahmetajt, menaxhimi i projektit i është kaluar praktikisht privatit, duke cenuar funksione që normalisht i përkasin administratës shtetërore dhe duke shkelur, sipas tij, ligjin për prokurimet publike.

Rreziku i arbitrazhit dhe “Porta 4”

Një tjetër pikë e fortë e paralajmërimit të Ahmetajt lidhet me kërkesën e kompanisë së investitorit Mohamed Alabbar për lirimin e “Portës 4” në portin ekzistues. Sipas tij, nëse kjo hapësirë lirohet, funksionimi i portit aktual paralizohet.

Ahmetaj paralajmëron se, në rast refuzimi nga pala shqiptare, kompania mund t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar, me pasoja të rënda financiare për vendin.

Ai theksoi gjithashtu se porti i ri parashikohet të ketë kapacitete më të vogla se porti aktual i Durrësit, si në gjatësi kalatash ashtu edhe në numrin e pasagjerëve — duke e konsideruar këtë një rrezik strategjik për ekonominë dhe sigurinë kombëtare.

Hetimi i SPAK dhe presioni ndërkombëtar

Sipas raportimeve, aksioni i BKH-së shihet si një zhvillim i rëndësishëm në këtë çështje. Vetë Rama ka pranuar dje para të vetëve se Gjermania është duke ushtruar shumë presion... Ç'ka tregon se edhe SPAK-ut i janë vë faktet në tavolinë nga partnerët, pa ia ka behur në Porto Romano.

Zhvillimet e fundit duket se e rikthejnë në qendër të debatit publik një nga projektet më të mëdha dhe më të diskutueshme infrastrukturore në vend — ndërsa paralajmërimet e ish-numrit dy të qeverisë po marrin një dimension të ri përballë veprimeve të drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco