Landfilli i Matit ‘përfundon’ në plehra, u investuan 40 milionë lekë për vendgrumbullimin e mbetjeve

14:16, 27/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Landfilli i Matit, i trumbetuar nga qeveria si arritje për t’i gjetur zgjidhje plehrave që kishin mbytur qytetin me erë të rëndë, me sa duket ka dalë jashtë funksionit.

Vetë Belinda Balluku, asokohe zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me shefin e saj, Edi Rama inspektuan landfillin e Matit, i cili u mor në dorëzim më 10 nëntor të 2025 pas kolaodimit të tij një vit më parë, më 23.09.2022, ndërsa sot është bërë jo funksional.

Image

Siç shihet edhe nga pamjet, vendgrumbullimi i mbetjeve është degraduar, duke bërë që investime prej 40 milionë lekë të reja të përfundojë njëjtë si investimi në plehra.

Me të tilla pamje, qytetarëve të Matit dhe fshatrave të zonës ku është ndërtuar landfilli, do t’u duhet të përshtaten me ambientet e pakëndshëm dhe erën e rëndë që do të lëshojë ky vendgrumbullim.

Sezoni i verës dhe temperaturat e larta do ta vështirësojnë më shumë situatën në landfillin e Matit, duke e kthyer zonën në një ‘bombë’ ekologjike dhe rrezik për përhapjen e sëmundjeve infektive.

Jo vetëm rrugët, por tashmë edhe landfillet duket se po e ‘ndjekin’ nga pas Belinda Ballukun, e cila e shiti si një projekt që do t’i jepte zgjidhje njëherë e mirë shqetësimit të banorëve të Matit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco