Shoqëria civile në Qarkun Korçë ka dërguar një letër të hapur drejtuar institucioneve qendrore, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e krizës së krijuar nga bllokimi i aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas, një nyje kyçe për lidhjen e juglindjes me Tiranën.
Në deklaratën e saj, qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile paralajmërojnë për pasoja serioze ekonomike dhe sociale, duke përfshirë rritjen e kostove të transportit, ndikimin në aktivitetin turistik dhe prodhues, si dhe rreziqet për furnizimin me mallra dhe karburante në rajon.
Letra kërkon plani teknik emergjent, përmirësimin e akseve alternative, masa mbështetëse ekonomike për bizneset dhe raportim publik mbi ecurinë e punimeve, duke theksuar nevojën për një strategji kombëtare që të reduktojë varësinë nga një aks i vetëm rrugor.
Deklarata e publikuar:
LETËR E HAPUR DREJTUAR INSTITUCIONEVE QENDRORE
LËNDA: Kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa ekonomike mbështetëse për Qarkun
Korçë pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas.
Korçë, më 27 Shkurt 2026
LETËR E HAPUR DREJTUAR INSTITUCIONEVE QENDRORE
LËNDA: Kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa ekonomike mbështetëse për Qarkun
Korçë pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas.
Drejtuar:
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Autoriteti Rrugor Shqiptar
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Agjencia e Mbrojtjes Civile
Këshilli i Ministrave
Të nderuar,
Në cilësinë e qytetarëve të Qarkut Korçë, po ju drejtohemi zyrtarisht për të shprehur shqetësimin tonë të thellë lidhur me situatën e krijuar nga rrëshqitja dhe bllokimi i aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, segment kyç i lidhjes kombëtare Korçë–Tiranë.
LETËR E HAPUR DREJTUAR INSTITUCIONEVE QENDRORE
LËNDA: Kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa ekonomike mbështetëse për Qarkun Korçë pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas.
Kjo situatë ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në funksionimin normal të rajonit.
Bllokimi i aksit ka kufizuar ndjeshëm lëvizjen e lirë të qytetarëve, ka dëmtuar aktivitetin ekonomik dhe turistik të Qarkut Korçë, si dhe ka rritur ndjeshëm
kostot e transportit dhe të mallrave.
Njëkohësisht, devijimi i qarkullimit drejt akseve alternative ka shtuar rreziqet për sigurinë publike, për shkak të gjendjes jo optimale të këtyre rrugëve dhe fluksit të
shtuar të mjeteve. Izolimi i pjesshëm i Qarkut Korçë po ndikon ndjeshëm në ekonominë familjare dhe në qëndrueshmërinë e bizneseve, ndërkohë që mungesa e një plani publik me afate të qarta po shton pasigurinë dhe paqartësinë. Duke qenë se kemi të bëjmë me një infrastrukturë kombëtare nën përgjegjësinë e institucioneve qendrore, konsiderojmë të domosdoshme një ndërhyrje të menjëhershme, të koordinuar dhe transparente.
KËRKESAT TONA KONKRETE
1. 2. 3. 4. Publikimin e një plani teknik ndërhyrjeje, me afate të qarta realizimi për stabilizimin e zonës së rrëshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit të sigurt.
Përmirësimin e menjëhershëm të gjendjes së akseve alternative dhe bypass-eve provizore, me ndërhyrje teknike emergjente për garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit.
Mbështetje financiare dhe masa lehtësuese ekonomike, për të kompensuar kostot shtesë që po rëndojnë mbi qytetarët dhe bizneset e rajonit, përfshirë sektorin e turizmit dhe transportit.
Garanci të qarta dhe transparente për furnizimin e pandërprerë të rajonit me mallra dhe karburant, pas deklarimeve se kamionët e naftës nuk do të lejohen të qarkullojnë nga Maqedonia, por do të devijohen nga Kosova. Ky ndryshim i itinerarit ngre shqetësime serioze lidhur me sigurinë e furnizimit me hidrokarbure, kostot shtesë të transportit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që mund të ketë në rritjen e çmimeve për qytetarët dhe bizneset e Qarkut Korçë.
LETËR E HAPUR DREJTUAR INSTITUCIONEVE QENDRORE
LËNDA: Kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa ekonomike mbështetëse për Qarkun
Korçë pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas.
5. Raportim periodik publik (javor) mbi ecurinë e punimeve dhe masat e ndërmarra. (Drejtuar Qarkut Korçë)
6. Hartimin e një plani strategjik alternativ kombëtar për lidhjen e juglindjes së vendit, në mënyrë që të reduktohet varësia nga një aks i vetëm rrugor.
Qarku Korçë përfaqëson një zonë me rëndësi të veçantë ekonomike, prodhuese, turistike dhe strategjike për vendin. Ai është një nyje e rëndësishme ndërkufitare, duke pasur në territorin e tij katër pika doganore që lidhin Shqipërinë me vendet fqinje dhe që luajnë rol kyç në qarkullimin e mallrave, eksporteve dhe importeve.
Për rrjedhojë, bllokimi i aksit kryesor kombëtar nuk përbën thjesht një problem rajonal, por një çështje me impakt të drejtpërdrejtë në zinxhirin kombëtar të furnizimit, në
tregtinë ndërkufitare dhe në ekonominë e vendit në tërësi.
Presim një përgjigje zyrtare brenda afateve ligjore dhe shprehim gatishmërinë për të marrë pjesë në çdo tryezë konsultimi apo dëgjesë publike që do të organizohet për këtë çështje.
© SYRI.net