Kush është ‘kanakari’ i Belindës, me telefon në SPAK, që u bë ministër i Energjisë

Kush është ‘kanakari’ i Belindës, me telefon në SPAK, që u bë ministër i Energjisë

23:12, 26/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Enea Karakaçi do të jetë ministri i ri i Energjisë dhe Infrastrukturës. Ai e merr këtë detyrë të re pasi ka drejtuar OSHEE që nga qershori i vitit 2023 dhe pas një karriere si i besuar i Ballukut.

Ashtu siç tashmë është bërë e ditur, e pandehura Belinda Balluku do të vijojë të kontrollojë sektorët kyç të shtetit shqiptar, aty ku janë për t’u menaxhuar burimet kryesore ekonomike si energjinë, infrastrukturën, mbrojtjen etj, dikasterë në të cilët duket se i ka imponuar Edi Ramës të emërojë njerëzit e saj besnikë.

Por ashtu si shefja e tij, edhe ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi është subjek i drejtësisë.

Pak muaj më parë agjentët e BKH kanë zbarkuar për kontrolle në zyrën dhe banesën e drejtorit të OSHEE në atë kohë, Enea Karakaçi dhe kanë sekuestruar celularë, kompjuterë e dokumente hetimore. 

Drejtori i energjisë, Karakaçi dyshohet se kishte marrëveshje sekrete me ish-drejtorin e mëparshëm, që mbledh borxhet e qytetarëve me agjentë privatë dhe përqindje të fshehta.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar kontrolle në zyrën dhe banesën e Drejtorit të OSHEE, Enea Karakaçi, duke sekuestruar celularë, kompjuterë, dokumente, pajisje elektronike dhe shënime personale që i shërbejnë hetimit penal.

Operacioni u krye në kuadër të një dosjeje që përfshin korrupsion, pabarazi në tenderë, fshehje të të ardhurave nga shitja e energjisë dhe shpërdorim detyre, të kryer në bashkëpunim gjatë tre viteve të fundit në krye të OSHEE-së.

Sipas burimeve nga strukturat hetimore, një prej çështjeve kryesore ku po hetohet Enea Karakaçi lidhet me menaxhimin e borxheve që konsumatorët familjarë dhe bizneset i kanë OSHEE-së.

Sipas rregullores dhe vendimit të qeverisë, mbledhja e borxheve duhet të kryhet nga vetë OSHEE përmes procedurave ligjore; duke përfshirë ndërprerjen e energjisë dhe sekuestron e pasurive në rast mosshlyerjeje.

Por, në kundërshtim me çdo ligj dhe praktikë të mëparshme, drejtori Karakaçi ia ka deleguar mbledhjen e borxheve për një periudhë 10-vjeçare ish-drejtorit të mëparshëm të OSHEE, aktualisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë gjithashtu se i besuari, apo “kanakari” i Belinda Ballukut, siç thirret në koridoret e pushtetit, ka hartuar planin financiar dhe kontratën, për dy anijet TEC-e në Vlorë që janë marrë me qira 90 mijë Euro në ditë nga Bangladeshi e nuk prodhojnë energji.

Ky pra është ministri i ri i Energjisë dhe Infrastrukturës në vend. Bash si shefja e tij, nën hetim nga drejtësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco