I ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, analisti Berat Buzhala u shpreh se deri nga mesi i marsit pritet të votohet heqja e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila sipas tij do të përballet me prokurorinë.
Buzhala theksoi se kjo është e vetmja temë që realisht e shqetëson kryeministrin Edi Rama dhe se procesi i luftës kundër korrupsionit është i pakthyeshëm. Ai shtoi se Rama nuk ka as mundësi dhe as kurajë për ta ndalur këtë trend.
Sipas analistit, pavarësisht debateve për imunitetin, Shqipëria nuk ka alternativë tjetër veç rrugës drejt Bashkimi Evropian. Ai vijoi se ose Kuvendi do të votojë pro heqjes së imunitetit, ose vetë Balluku do të japë dorëheqjen.
Buzhala:
E para, me aq sa lexova, me aq sa pashë, domethënë, ka pasur mospajtim në komision, pra, të dy grupet, ka mundësi që shkojnë me propozime të ndryshme në kuvend. Unë vazhdoj të jem me mbështet atë që e kam thënë më herët, jo që ka qenë ndonjë zbulesë e imja, mirëpo e tash, këtu është pika e dobët e Ramës. Pra, kur sulmohet Rama për Amerikën, vazhdimisht e kam thënë, jeni ka goditni, po shkundni pemën e gabueshme se s'ka ajo, nuk ka fruta.
E tash, tema e vërtetë është kjo. Prej të cilës, unë besoj që Rama e ka bezdisi këtë temë. Domethënë, është e vetmja që mund ta shqetësojë, sepse kjo me Atlantik kalon e kthehet e nuk është ndonjë filozofi e madhe. Po unë po besoj që është rrugë një kahshe. Nuk ikën kjo, domethënë. Sa më herët që e kupton, ose sa më herët që e pranon, Rama shpëton më lehtë. Në kuptim, shpëton, po besoj që shpëton se nuk e di tash kur...
Mirëpo, që kjo do të ndodhë, do të ndodhë. Që do t'i hiqet imuniteti Belinda Ballukut , do t'i hiqet. A do t'i hiqet deri me 10 mars, kur është tre mujt?
Unë jam i bindur që deri me 15 mars do të votohet, do t'i merret imuniteti edhe zonja Balluku do të përballet me prokurorinë. Pra, lufta kundër korrupsionit edhe krimit të organizuar, e cila është patjetër meritë edhe e kësaj shumice në kuptimin se si është realizuar kjo gjëja. Tash ka mundësi që nuk po ju pëlqen pjella që e kanë bërë. A unë po besoj që për atë që do të mbahet mend kjo qeveri, ndoshta kur ne nuk do të jemi këtu fare, është krijimi i këtij institucioni.
Po një bazë, pra po kemi, Shqipëria ka, e pamë edhe sot ato faktet që dolën prej prokurorit, që megjithatë kanë vazhduar tentativat me kërcënime dhe me këto gjëra, me pengu atë që ka filluar si hetim ndaj zonjës Balluku. E ajo do të provohet në, qysh thonë, në Court of Law, në gjyqin e drejtësisë. Po që kjo gjëja, Rama nuk do të ketë, unë besoj, as kurajo, as mundësi që me pengu këtë trend që ka filluar.
Se sot i pashë dy palë hipokrite. Njëra palë që nuk donte me dhënë imunitetin e Berishës e tash e kërkonte me ngulm imunitetin e kësaj. Një palë tjetër hipokrite që e kërkonte me ngulm imunitetit t'ia marrë Berishës e t'ia jep. Po çështja është, as nuk kanë fituar demokratët s'kanë mundur me ndalë, e as nuk do të mundet Rama me e ndalë. Pra, nuk ka mundësi teorike, nëse Shqipëria edhe më tutje ka plan, e unë besoj që të vetmin plan që e ka Shqipëria, sado që tash mundet me iu duk plan i dhimbshëm, është Bashkimi Evropian.
Në Kosovë deputetët, ose kushdo, kanë imunitet vetëm për votën e tyre që e kanë bërë, domethënë. Pra, nuk mundesh me u përndjek për atë votë që e ke bërë.
Gjëja më e mirë do të ishte që këta të heqin dorë nga imuniteti, domethënë, që të gjithë. Të dyja palët.
Do, do të votojnë pro heqjes së imunitetit. Ose jep dorëheqje ajo vetë. Nuk, nuk del fare në vota, domethënë.
© SYRI.net