‘Balluku me paratë që u vodhi shqiptarëve, do të blinte dëshmitarët’, Bardhi: Janë intimiduar edhe persona që pritet të thirren...

15:45, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dhënë detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve këtë të hënë, teksa anëtarët u mblodhën për të dalë me një qëndrim, lidhur me heqjen ose jo të imunitetit të Belidna Ballukut, në mënyrë që t’i hapej rruga arrestimit të saj për llogari të hetimeve të SPAK.

Në një dalje nga mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi dha detaje nga ajo se çfarë ndodhi, duke treguar për shantazhet me largime nga puna për vartësit e Ballukut nga zyrtarët e lartë, sikurse edhe kërcënimet nga të fortët për të ndryshuar dëshminë, kundrejt edhe vlerave monetare.

Sipas Bardhit, me paratë që u ka vjedhur shqiptarëve, Balluku ka kërcënuar dëshmitarët, ndërsa shtoi se SPAK konfirmoi se jo vetëm persona të pandehur në çështjen Balluku, por edhe ati që kanë dijeni janë kontaktuar dhe intimiduar përmes të fortëve dhe zyrtarëve të lartë publikë nga  kabineti i zëvendëskryeministres.

‘Me paratë që u ka vjedhur shqiptarëve kërcënon dëshmitarët. SPAK ishte më e qartë se kurrë, konfirmoi jo vetëm për persona të pandehur në çështjen Balluku, por edhe për dëshmitarë që do thirren nga Prokuroria e Posaçme, që për shkak të dijenisë janë kontaktuar dhe janë intimiduar përmes të fortëve dhe zyrtarëve të lartë publikë nga kabineti i zëvendëskryeministres’, u shpreh Bardhi në daljen për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco