Nga largimet nga puna familjarisht, te kërcënimet e ‘të fortëve’, Bardhi tregon çfarë ndodhi te ‘Mandatet’ për Ballukun

15:37, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dhënë detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve këtë të hënë, teksa anëtarët u mblodhën për të dalë me një qëndrim, lidhur me heqjen ose jo të imunitetit të Belidna Ballukut, në mënyrë që t’i hapej rruga arrestimit të saj për llogari të hetimeve të SPAK.

Në një dalje nga mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi dha detaje nga ajo se çfarë ndodhi, duke treguar për shantazhet me largime nga puna për vartësit e Ballukut nga zyrtarët e lartë, sikurse edhe kërcënimet nga të fortët për të ndryshuar dëshminë, kundrejt edhe vlerave monetare.

Sipas Bardhit, me paratë që u ka vjedhur shqiptarëve, Balluku ka kërcënuar dëshmitarët, ndërsa shtoi se SPAK konfirmoi se jo vetëm persona të pandehur në çështjen Balluku, por edhe ati që kanë dijeni janë kontaktuar dhe intimiduar përmes të fortëve dhe zyrtarëve të lartë publikë nga  kabineti i zëvendëskryeministres.

Situata penale e Ballukut është rënduar së tepërmi, që në këtë moment të hetimit s’mbrojnë dot hetimin e paanshëm nga SPAK. Në momentin që ndaj Ballukut është kërkuar marrja e masave shtrënguese e ndaluese në GJKKO, rrezikonte dënim maksimumi 10 vite, sot që flasim nëse provohen akuzat e ngritura, Balluku rrezikon maksimumi 35 vite.

Jemi në një situatë të rënduar sa i takon krimeve të kryera nga Balluku. SPAK i ka vendosur në dispozicion Këhsillit të Mandateve se si Balluku përmes dy formave, së pari përmes ‘të fortëve’, kanë kërcënuar më jetë dëshmitarë, së dyti përmes zyrtarëve të lartë publikë, anëtarë të kabinetit të Ballukut, me heqjen nga puna nëse dëshmonin kundër saj, nga puna pushoheshin edh të gjithë familjen. Madje jo vetëm përmes kërcënimit, por ‘të fortët’ kishin ofruar para për të ndryshuar dëshminë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco