Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

'Gaz do hedhim dhe para protestave' - IRIQI bisedon me Ilir Proda, drejtor i policisë

'Gaz do hedhim dhe para protestave' - IRIQI bisedon me Ilir Proda, drejtor i policisë

14:48, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi: - Pse përdorni gaz të skaduar? Nuk keni furnizim të ri?
Proda: - Kemi sa të duash, plot janë magazinat. Ilaçe s’ka qeveria, ama gaz boll.
Iriqi: - Ama të skaduar hidhni! Pse?
Proda: - Që ta harxhojmë, o Iriq. Mos lemë asnjë bombol me këtë helm.
Iriqi: - Po të riun pse po e ruani?
Proda: - Për veten. Shumë shpejt do të fillojmë ne protestat, kupton.
Iriqi: - Do të fillojë policia protesta?
Proda: - Ne s’quhemi polici, jemi shtojca e rilindjes.
Iriq: - Vareni nga Rama, siç thotë opozita?
Proda:-  Po ç’Ramë leshi, kush e pjerdh atë! Ne kemi varësi nga “ATA”.
Iriqi: - Cilët “ATA”?
Proda: - Ata që sjellin vota te kutia. Rama e shumta sjell veç Lindën. Dhe ajo nuk dihet ia jep këtij apo jo. 
Iriqi: - Pra paskemi kryeministër lodër?
Proda: - Rama njësoj si Begaj. Merr porosi e bën çfarë thonë “ATA”. 
Iriqi: - Qenkemi si në Iran dmth. Që ka kryeministër, president, por i parë është ai, Khamenei dmth?
Proda: - Fiks. Po nuk kemi një, janë disa Khamenei. “ATA” kanë nën zotërim qarqet. I japin votat Ramës e i thonë, kris bythën tani. Shëtit nëpër botë, fut në sherr fqinjët, dil në tv e grindu me kë të duash. Shpenzo për veten që mos u ngopsh. Kaq, më tej  “ATA” marrin tenderat, koncesionet, lejet për kulla. 
Iriqi: - Po atëhere pse në vend të arrestohet Rama arrestohet Balluku?
Proda: - Se Rama nuk ua dredh atyre. Nga që frikësohet se “ATA” e lenë pa vota dhe pa pushtet ai shkurtohet. Bëhet sa Braçe. Ndërsa të tjerët hedhin vickla. 
Iriqi: - Atëhere pse thua që gazin e freskët po e ruani për vete kur “ATA” nuk e heqin Ramën?
Proda: - Po, e vërtetë. Nuk e heqin “ATA” që janë tanët, por ka dhe “ATA” që ka bota. E panë që ky u kthye në problem për të gjithë. Andaj po e mënjanojnë. Çdo ditë e më tepër. Ja pse na duhet për vete gazi i ri.
Iriqi: - E paska kap frika?
Proda: - Aq shumë sa urdhëroi që të përdorim gazjo vetëm gjatë protestës, por dhe një ditë para. Të jetë populli si i dehur, na tha. 
Iriqi: - Do e zbatoni?
Proda: - Po presim ç’do na thonë “ATA”. Shefat tanë dmth. Po presim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco