Rrugët iu shembën nga korrupsioni, Rama 'fluturon' me helikopter sa në Korçë e Vlorë

14:33, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama vijoi sot karshillëkun përballë problemeve më të cilat përballen mijëra banorë të juglindjes pas shembjes  në vendin e quajtur, Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd – Pogradec.

Pas vizitës në Korçë ka vijuar udhëtimin me helikopter drejt Vlorës.  Rreth orës 13:50 helikopteri ka zbritur në fushën e shkollës  se aviacionit. Syri Tv sjell pamjet e momentit kur Rama me miqtë e tij zbresin nga helikopteri.

Më pas, Rama i është drejtuar drejt Sheshit te Flamurit, ku ka inspektuar nga afër punimet në një godinë shumëkatëshe, e cila pritet të transformohet në një qendër shumëdimensionale. Kryeministri është njohur me ecurinë e punimeve dhe projektin e zhvillimit të kësaj godine, që synon të shërbejë si hapësirë multifunksionale për qytetin.

Gjatë vizitës në zonën pranë sheshit, ai ka parë gjithashtu nga afër punimet në Muzeu Hebraik i Vlorës, ku po ndërtohet një kompleks i dedikuar komunitetit hebre që ka jetuar në Vlorë, me synimin për të ruajtur dhe promovuar historinë e tyre në qytet, po ashtu edhe ne “ rrugen qe quhet Rruga e hebrenjeve”

Vizita e Kryeministrit ka vijuar më tej drejt Orikumit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco