VIDEO/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes

18:21, 14/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasada e Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të Sekretarit amerikan të Shtetit nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku theksohet rëndësia e forcimit të Aleancës dhe përgjegjësia ndaj brezave të ardhshëm.

Në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale, Sekretari i Shtetit shprehet:

‘Ne duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Dhe e vetmja frikë që kemi është frika nga turpi që nuk i lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë. Një Aleancë e gatshme të mbrojë popujt tanë, të ruajë interesat tona dhe të mbrojë lirinë e veprimit që na lejon të formësojmë vetë fatin tonë.’

Mesazhi vjen në kuadër të diskutimeve të nivelit të lartë mbi sigurinë euroatlantike, sfidat globale dhe bashkëpunimin mes aleatëve, tema që tradicionalisht dominojnë axhendën e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco