Mazhoranca socialiste e drejtuar nga Edi Rama po kryen edhe tentativat e radhës për të kapur çdo institucion dhe për të kryer reforma të njëanshme. Pas bllokimit të opozitës në Kuvend, Partia Socialiste ka propozuar që të marrë edhe vendet e opozitës në Komisionin për Reformën Territoriale. Me këtë propozim, Partia Socialiste ka dhënë sinjalet e para për reforma të njëanshme, ndryshe nga sa kërkohet nga aleatët dhe Bashkimi Europian për të garantuar reformat e suksesshme me gjithëpërfshirje. Tentativa e PS-së ka shkaktuar edhe debate në Konferencën e Kryetarëve.
Pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për reformat e njëanshme, mazhoranca socialiste ka nisur tentativat e para për mbylljen e çdo hapësire të opozitës, duke tentuar edhe uzurpimin e vendeve të saj në Komisionet e Posaçme për Reformat. Duke paralajmëruar reforma të njëanshme në kundërshtim me kërkesat e partnerëve perëndimorë, si garanci për suksesin e tyre, Partia Socialiste ka kërkuar sot zyrtarisht që të marrë vendet e opozitës në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale dhe postin e bashkëkryetarit.
Me anë të një kërkese drejtuar Kuvendit dy ditë më parë, Partia Socialiste kërkon zhbërjen e balancave në këtë komision dhe marrjen e pozicioneve edhe të opozitës. Socialistët kërkojnë që të marrin drejtimin dhe shumicën e komisionit. Ata propozojnë që të shtohet një anëtar nga radhët e PS dhe në total të ketë 19 anëtarë: 9 nga mazhoranca (nga 8 që ka aktualisht), 6 nga PD, 1 nga Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 nga Partia e Lirisë. Gjithashtu, socialistët propozojnë që të marrin drejtimin e komisionit me Arbian Maznikun, duke i hequr të drejtën e vetos demokratëve. Pra, Luçiano Boçi të mos jetë më bashkëkryetar, por nënkryetar.
Kjo kërkesë ka shkaktuar debate në Konferencën e Kryetarëve, ku Bardhi solli në vëmendje se PS po përpiqet sërish, si në 2014, për realizimin e një ndarje territoriale të dështuar, veç për interes politik.
Gazmend Bardhi:
“Ne ju themi se duhen procese konsensuale, hajdeni të gjejmë mekanizma dialogu, nën frymën e rekomandimeve të BE-së. Ju thoni: jo! Hajdeni këtu, flisni kot, ne do të bëjmë çfarë të duam. Për çfarë ju duhet opozita në tryezë? Për të shitur ju fasadën sikur çdo gjë funksionon normalisht. Jo, nuk është asgjë normale! Ju e dini këtë dhe çdo mik i yni ndërkombëtar e di. Në gjithë sjelljen tuaj keni bërë të kundërtën e asaj që keni thënë publikisht për konsensus dhe konstruktivitet. Ju nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale. E bëtë këtë në vitin 2014 dhe e pamë se çfarë bëtë, duke shkatërruar pushtetin vendor dhe duke dëmtuar qytetarët.”
Por edhe pas debateve, mazhoranca ka vijuar me paralajmërime e kërcënime. Taulant Balla u shpreh gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se nëse opozita do të bojkotojë apo nuk do të jetë pjesë e mbledhjeve të Komisionit të Reformës, atëherë mazhoranca socialiste…
© SYRI.net