Teliti: Akti normativ i buxhetit dhjetor 2025: gjoba 40 mln euro e radhës ndaj qytetarëve

Teliti: Akti normativ i buxhetit dhjetor 2025: gjoba 40 mln euro e radhës ndaj qytetarëve

20:24, 26/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilltari ekonomik në PD, Dorian Teliti ka publikuar një skandal të ri, ku qeveria Rama i ka dhënë Albcotrol 40 milionë euro me anë të një akti normativ, për të mbushur gropën e hapur nga humbja e gjyqit me biznesmenin italian, Francesco Becchetti.

Sipas Telitit, qeveria dështon, Becchetti arkëton, qytetari paguan.

Reagimi i Dorian Telitit:

Përveç ‘gjobës’ 30 milionë euro të tetorit, ​Qeveria e mbylli vitin 2025 me një tjetër ‘gjobë’ të radhës.

Ndërsa qytetarët bënin llogaritë e festave me qindarka, me një Akt Normativ të Buxhetit në fund të dhjetorit 2025, qeveria i kaloi 40 milionë euro të tjera Albcontrol-it.

​Pse? Jo për investime, por për të mbushur gropën e Becchetti-t!

​Bilanci i turpit për vitin 2025:

30 Milionë Euro në tetor.

40 Milionë Euro në dhjetor.

70 MILIONË EURO në total!

​Këto janë paratë e mësuesve, mjekëve dhe pensionistëve që qeveria i djeg për të larë faturat e arrogancës së saj nëpër gjyqe të humbura ndërkombëtare.

Skema është e qartë: Qeveria dështon, Becchetti arkëton, qytetari paguan.

​Kjo nuk është qeverisje, është grabitje me firmë dhe vulë!

Pyetje për shqiptarët: Deri kur do të mbushni vrimat e zeza të këtij pushteti me djersën tuaj?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco