Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar në një shënim në faqen e tij në facebook atë çfarë po ndodh në kuvend dhe jo vetëm në lidhje me qëndrimet e Ramës për Bordin e Paqes.
“Çfarë do ratifikojë Parlamenti? Nëse nuk ka marrëveshje të firmosur për Bordin e Paqes si mund të votohet?”, shkruan Abilekaj.
“E vetmja mundësi që të bëhej sot ratifikimi do ishte që Kryeministri, si përdorues i rregullt charteri, të shkonte në Davos, të firmoste si gjithë të tjerët dhe ta niste marrëveshjen e firmosur me email”, vijon gazetari.
Mesazhi:
Çfarë do ratifikojë Parlamenti? Nëse nuk ka marrëveshje të firmosur për Bordin e Paqes si mund të votohet? Kjo procedurë që po zhvillohet sot nuk ekziston.
E vetmja mundësi që të bëhej sot ratifikimi do ishte që Kryeministri, si përdorues i rregullt charteri, të shkonte në Davos, të firmoste si gjithë të tjerët dhe ta niste marrëveshjen e firmosur me e-mail.
Po Kryeministri nuk shkoi dot. Argumenti i tij ishte se zgjodhi vajzën përpara babait me lejen e babait. Nëse kjo do ishte e vërtetë, duhet të largohet nga Kryeministër, sepse për një darkë private, i mohoi Shqipërisë atë që vetë e quan moment historik.
Po meqë njihet si shpërdorues udhëtimesh me charter, le të quhet që gënjeu parlamentin për të dalë nga situata. Për këtë nuk shkarkohet se e bën përditë.
© SYRI.net