Rama urdhëron Peleshin të mbledhë parlamentin për të votuar ‘Bordin e Paqes’

Rama urdhëron Peleshin të mbledhë parlamentin për të votuar ‘Bordin e Paqes’

22:04, 21/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama ka urdhëruar Niko Peleshin që të mbledhë nesër parlamentin me objektin e vetëm që të miratojë praninë e kryeministrit në ‘Bordin e Paqes’.

Ndërkohë deri në orët e mbrëmjes opozita deklaroi se, nuk kishte asnjë njoftim për mbledhje të seancës plenare.

Seanca do të mblidhet nesër në orën 10:00.

Kuvendi ka bërë publike agjendën e punimeve në mbështetje të urdhrit nr. 4, datë 21.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,

Rendi i ditës është si më poshtë:

1. Njoftime.

(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83, pika 1 dhe 2, dhe nenit 121, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco