Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe të fortë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka trajtuar çështje që lidhen me energjinë, emigracionin, sigurinë globale dhe veçanërisht rolin strategjik të Groenlandës.
Trump theksoi se Kina po shënon përparim të madh në sektorin energjetik, përfshirë energjinë bërthamore, ndërsa paralajmëroi për pasojat mjedisore të politikave që ai i cilësoi si shkatërruese. Sipas tij, energjia dhe emigracioni duhet të jenë prioritetet kryesore për Europën.
“SHBA kujdesen shumë për popullin e Europës. Kam nënën nga Skocia dhe babanë gjerman dhe dua që këto vende të kenë sukses,” u shpreh Trump, duke shtuar se Europa, sipas tij, po shkon drejt vetëshkatërrimit dhe duhet të marrë më shumë përgjegjësi për të ardhmen e saj. “Ne duam që Europa të jetë e fortë,” tha ai.
Një pjesë e konsiderueshme e fjalimit të Trump iu kushtua Groenlandës, të cilën ai e cilësoi si territor me rëndësi jetike strategjike. Presidenti amerikan deklaroi prerazi se asnjë shtet tjetër, përveç SHBA-së, nuk është në gjendje të mbrojë dhe të sigurojë Groenlandën.
“Asnjë vend tjetër nuk është në pozitë për të mbrojtur Groenlandën përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne kemi një fuqi shumë më të madhe sesa njerëzit e kuptojnë,” tha Trump, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit në Venezuelë si shembull i epërsisë ushtarake amerikane.
Trump kujtoi ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, kur Danimarka, sipas tij, dështoi të përballonte pushtimin gjerman brenda vetëm gjashtë orësh dhe ishte e paaftë të mbronte veten apo Groenlandën. Ai theksoi se SHBA dërgoi forcat e saj për të mbrojtur territorin e Groenlandës, ngriti baza ushtarake dhe ndaloi Gjermaninë naziste të shtrihej në hemisferën perëndimore.
“Ne luftuam për Danimarkën, me kosto dhe shpenzime të mëdha. Pa ne, sot do të flisnit gjermanisht, ndoshta edhe japonisht,” deklaroi Trump, duke shtuar se pas luftës SHBA ia riktheu Groenlandën Danimarkës, një veprim që ai e quajti “budallallëk”, duke akuzuar autoritetet daneze për mosmirënjohje.
Sipas Trump, Groenlanda është një territor i pazhvilluar dhe i pambrojtur, i vendosur në një pozicion strategjik mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës. Ai theksoi se interesi amerikan për Groenlandën nuk lidhet me mineralet, pasi ato ndodhen nën qindra metra akull, por vetëm me arsye strategjike dhe të sigurisë kombëtare.
“Groenlanda është kyçe për mbrojtjen e hemisferës sonë veriore. Kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me sigurinë dhe strategjinë tonë të mbrojtjes,” tha Trump.
Ai kritikoi Danimarkën edhe për mungesë investimesh në sigurinë e Groenlandës, duke përmendur se në vitin 2019 ishte premtuar një fond prej 200 milionë dollarësh, por sipas tij ishte shpenzuar vetëm një përqindje minimale e kësaj shume. “Atje nuk ka pothuajse asnjë shenjë të pranisë daneze. Vetëm SHBA mund ta mbrojë atë territor,” u shpreh ai.
Në përfundim, Trump deklaroi se sigurimi i Groenlandës është në interes jo vetëm të SHBA-së, por edhe të Europës, duke lënë të hapur mundësinë e negociatave për këtë çështje. “Kjo do ta bënte Europën më të sigurt dhe ne më të fortë,” përfundoi presidenti amerikan.
Fjala e Trump:
Asnjë shtet nuk është në ndonjë pozitë për të mbrojtur, për të siguruar Groenlandën përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne kemi fuqi të madhe, shumë më të madhe sa njerëzit arrijnë ta kuptojnë. Mendoj se e kuptuan disi diçka me atë që ndodhi në Venezuelë.
Ne e pamë këtë në Luftën e Dytë Botërore, kur Danimarka dështoi përballë Gjermanisë. Vetëm pas gjashtë orësh operacion dhe ishte totalisht e paaftë për të mbrojtur veten e saj, apo Groenlandën. Pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin aty dhe ndjemë si detyrim për ta bërë këtë, për të çuar forcat tona për ta mbrojtur Groenlandën, territorin e Groenlandës dhe ne e mbrojtëm. Me kosto të mëdha dhe me shpenzime dhe ata nuk patën shansin gjermanët që të shkonin atje. Dhe ata tentuan. Dhe Danimarka e di këtë. Ne kemi ndërtuar baza në Groenlandë, ne kemi luftuar për Danimarkën. Ne luftuam vetëm për t’i pushtuar atë, për Danimarkën.
Është vështirë për ta quajtur tokë atë që është një copë e madhe akulli. Ne e frenuam Amerikën [armikun] që të afrohej afër hemisferës. Sigurisht ne e bëmë edhe për veten tonë luftën. Dhe pas luftës, të cilën ne e fituam, ne e fituam fort, a ne... Tashmë ju do të ishit duke folur gjermanisht, pak japonisht ndoshta. Pas luftës ne i dhamë Groenlandën mbrapa Danimarkës. Sa budallenj ishim që e bëmë këtë. Por ja që e bëmë. Ia dhamë mbrapa, e kthyem.
Po sa të mosmirënjohës që duken, janë norvegjezë në këtë pikë, danezë në këtë pikë. Tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një rrezik shumë më të madh se sa u përballëm më parë. Sepse po flasim për sistem, për luftë, për luftëra të cilat as nuk dua të flas. Dy javë më parë ne pamë që lufta, askush nuk ka dëgjuar më parë. Si ka mundësi që të gjithë panë atë që ndodhi në Venezuelë. Ne përdorëm luftë, shkelëm këmbëzën, po asgjë nuk ndodhi. Nuk ndodhi asnjë... Shumë prej tyre që panë atë që ndodhi në Venezuelë thanë çfarë dreqin ndodhi sepse askush nuk zgjoi askush. Sepse sistemet e përdorura, e prodhuar nga Kina dhe Rusia me sa duket nuk funksionuan dhe do të duhet t’i kthejmë mbrapsht. Groenlanda është një zonë totalisht e pazhvilluar dhe e pambuluar, që qëndron dhe mbështetet në një pozicion shumë strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës. Pra është fiks e shtypur në mes. Ai çfarë është e rëndësishme është kur ne ua dhamë mbrapsht danezëve.
Nuk është se kjo zonë është e rëndësishme për atë që shumë thonë, jo për mineralet apo për gjëra që ne i kemi. Por është shumë e rëndësishme... sepse për të shkuar tek këto minerale duhet të shkojmë me qindra metra akull.
Është thjesht dhe vetëm për arsye strategjike dhe qëllime strategjike që kanë të bëjnë me sigurinë dhe me strategjinë tonë të mbrojtjes. Ajo është një territor në kufirin verior, verior... dhe edhe një herë përsëris kjo ka të bëjë thjesht me interesin e drejtpërdrejtë të sigurisë. Sigurisht ne kemi punuar, ne kemi punuar për njëqind vjet për të mbrojtur hemisferën tonë dhe kurrë s'kemi qenë më të fortë sa jemi tani. Prandaj presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon Groenlandën.
Për dy shekuj ata e munduan dhe e mbajtën atë që ta kthenin. Në pas Luftës së Dytë Botërore kishin një president tjetër dhe ai mendonte ndryshe. Po tashmë ishte shumë, tani është më e rëndësishme ky territor se sa që ishte në '44. Në 2019-ën Danimarka do të thonë se do të shpenzonin 200 milionë dollarë për të forcuar sigurinë e Danimarkës.
Por në fakt ata thjesht shpenzuan 1% të asaj që thanë. Dhe po të shikoni atje, atje nuk ka asnjë shenjë të Danimarkës në Groenlandë. Është vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mund ta mbrojnë këtë pjesë të madhe, copë të madhe të tokës. Pra është mirë për Europën dhe është më e sigurt për Europën dhe më e mirë për neve. Dhe prandaj kjo është arsyeja pse mendoj një negocim...
© SYRI.net