Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mister, kush është zyrtari i Ramës në Aruba?

Sesioni i ri parlamentar nis me tensione/ Opozita bllokon foltoren: Ballukun dorëzojani drejtësisë!

17:18, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Që në nisje të sesionit të ri parlamentar, opozita nuk ka lejuar zhvillimin e seancës së planifikuar këtë pasdite, 19 janar, duke bllokuar foltoren dhe kabinetin.

Teksa kryeparlamentari Niko Peleshi mban fjalimin në legjislaturën e re, kryetari i PD, Sali Berisha dhe deputetët e tjerë opozitarë kanë bllokuar foltoren, duke e akuzuar qeverinë dhe kabinetin Rama, si të marrë peng.

Shkak për këtë është bërë, pjesëmarrja e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, e cila është e pranishme në sesionin e ri.

Opozita ka këmbëngulur prej ditësh mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për t’i hapur rrugë, heqjes së imunitetit të deputetes Belinda Ballluku, për shkak të marrjes së saj të pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë dhe Lotet e Unazës së Madhe në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco