Ne një reagim në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shpreh se në narkoregjimin e Edi Ramës nuk ka asgjë të pazakontë në arratisjen e një killeri të rrezikshëm, i cili jo vetëm ka këmbë, por edhe mbrojtje shtetërore.
Sipas Blushit, ky është një fenomen që është bërë i zakonshëm për Shqipërinë, ku të ashtuquajturit "vrasës të rrezikshëm" kalojnë pa u ndalur dhe provat që nuk lëvizin zhduken pa lënë gjurmë. Blushi theksoi se kjo është vazhdimësi logjike e një regjimi që ka bërë zakon që të mbrojë krimin dhe të fshehë të vërtetat, siç ndodhi edhe me kantinën e tij personale të verës “Romanée Conti”, që, siç tha ai, "as ecën, as vrapon".
Ky sistem sipas tij, i jep mbrojtje atyre që janë të lidhur ngushtë me pushtetin dhe kriminalitetin. Në këtë kuadër, ai ngre pyetjen e natyrshme: Kur provat që nuk lëvizin zhduken, çfarë mund të presim për ata që lëvizin me mbështetje të shtetit?
Postimi:
Në narkoregjimin e Edi Ramës u “arratis” pa nam e nishan edhe kantina e tij personale e verës, “Romanée Conti”, që as ecën, as vrapon.
Prandaj sot nuk ka asgjë të pazakontë në arratisjen e një killeri të rrezikshëm, i cili jo vetëm ka këmbë, por gëzon edhe mbrojtje shtetërore.
Në një narkoregjim, kjo quhet vijimësi logjike: kur zhduken provat që nuk lëvizin, është krejt e natyrshme që vrasësit të fluturojnë.
© SYRI.net