Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Shkodër/ Përmbytjet në Trush dëmtojnë tokat bujqësore, banorët: Jemi të braktisur nga bashkia

Shkodër/ Përmbytjet në Trush dëmtojnë tokat bujqësore, banorët: Jemi të braktisur nga bashkia

13:51, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përmbytjet në territorin e Bashkisë Shkodër kanë shkaktuar dëme të shumta në tokat bujqësore të fshatit Trush, ku banorët raportojnë se parcelat e tyre ndodhen nën pushtetin e ujit prej tre ditësh. Përveç tokave bujqësore, në zonë ka edhe banesa me prezencë uji, duke rritur shqetësimin e komunitetit.

Sipas banorëve, përmbytjet janë shkaktuar nga shkarkimet e HEC-eve, ndërsa ata shprehen të braktisur nga pushteti vendor.

“Sikur të jemi pa kryetar bashkie, sepse nuk na përmend askush,” shprehet një prej banorëve të zonës, duke denoncuar mungesën e reagimit institucional.

Në zonën e Shirqit, përmbytjet kanë goditur rëndë edhe bizneset lokale. Leonat Zadrima, biznesmen që merret me prodhimin e bimëve dekorative, thotë se dëmi i shkaktuar arrin deri në 100 mijë euro.

Ai i bën thirrje kryebashkiakut Benet Beci që të nisë menjëherë grupet e punës për verifikimin e dëmeve.

“Na kanë bërë thirrje të kthehemi nga emigracioni dhe të investojmë në Shqipëri. Unë kam jetuar 30 vite në Itali dhe jam rikthyer për të hapur biznesin në vendin tim. Sot i bëj thirrje qeverisë dhe Bashkisë Shkodër të vijnë të shohin dëmin që na është shkaktuar,” shprehet Zadrima.

Banorët e zonës kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara, duke theksuar se përmbytjet po u shkatërrojnë të vetmen mundësi jetese dhe po i çojnë drejt falimentimit ekonomik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco