Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Balliu: Kriminelët gjithmonë kthehen te vendi i krimit. Shqipëria u përmbyt nga korrupsioni jo nga shiu

Balliu: Kriminelët gjithmonë kthehen te vendi i krimit. Shqipëria u përmbyt nga korrupsioni jo nga shiu

21:13, 09/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, reagoi ndaj vizitave të Belinda Ballukut dhe Pirro Vengut në zonat e përmbytura.

Duke përdorur një metaforë, Balliu deklaroi se ‘kriminelët gjithmonë kthehen te vendi i krimit’, duke e krahasuar praninë e qeveritarëve në këto zona me rikthimin e autorëve në pasojat e veprimeve të tyre.

Sipas tij, përmbytjet në Shqipëri nuk janë pasojë e reshjeve të shiut, por rezultat direkt i korrupsionit.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Kriminelët gjithmonë kthehen te vendi i krimit.

Kur shikoj Ramën dhe hajdutët e tij që shkojnë në zonat e përmbytura, më vjen në mendje ajo shprehje: kriminelët gjithmonë kthehen te vendi i krimit.

Shqipëria është përmbytur si pasojë e korrupsionit dhe jo nga shiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco