Deputeti i PD-së, Edi Paloka, duke komentuar intervistën e Arben Ahmetajt në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se sipas investigimeve dhe auditimeve të Ahmetajt, deri më sot janë vjedhur rreth 14 miliardë euro/dollarë nga korrupsioni i qeverisjes Rama, një shumë që përbën afërsisht dy buxhete shtetërore.
Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV Paloka theksoi se shqiptarët ende nuk e perceptojnë qartë se buxheti i shtetit janë paratë e tyre personale, të marra përmes taksave dhe TVSH-së në çdo blerje të përditshme, përfshirë edhe pensionistët. Ai e krahasoi këtë korrupsion me ‘futjen e dorës në xhepin e qytetarëve’, duke theksuar se vjedhja është e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme.
Sipas tij, risia kryesore e deklarimeve të fundit të Ahmetajt qëndron në faktin se dosjet janë dorëzuar të përgatitura, gati për SPAK-un, ndryshe nga herët e mëparshme kur faktet liheshin për t’u investiguar më tej. Paloka nënvizoi se këto dosje nuk lidhen vetëm me periudhën e Ahmetajt në qeveri, por janë materiale që duket se vijnë nga administrata aktuale socialiste, çka tregon për një reagim të brendshëm ndaj korrupsionit.
‘Janë 14 miliardë dollarë të vjedhura nga forma të ndryshme të korrupsionit nga Rama deri më sot. Kjo është shifra. Se unë thashë miliona euro dhe nuk jemi mësuar me shifra kaq të mëdha. Për fat të keq shqiptarëve ju kanë bërë milionat e eurove kështu, ju duken sikur janë, domethënë, qindarka. E kundërta për fat të keq është këtu. Po janë, siç e tha Ahmetaj, janë 14 nga çfarë ka investiguar dhe ka audituar Ahmetaj. Janë 14 miliardë euro, që i thonë dy buxhete shtetërore, që ju janë vjedhur shqiptarëve.
Dhe shqiptarët ende nuk arrijnë një pjesë e madhe ende nuk e kuptojnë. Që këto janë para që na merren ne nga xhepi. Ju duket abstrakte, buxheti i shtetit, paratë e shtetit nuk arrijnë ta perceptojnë që janë paratë tona, që na merren neve përditë.
Nuk e kuptojnë që edhe ai pensionisti me atë pensionin skandaloz, sa herë shkon në dyqan, edhe kur shkon blen bukë, paguan. Pra, janë para që ja jep shtetit, nga taksa, nga TVSH-ja, nga gjithçka. Pra, në çdo moment, ne paguajmë dhe këto që ne paguajmë na vidhen direkt.
Është njësoj si të të fusin dorën në xhep, në autobus, siç i keni parë pensionistët kur jua kanë vjedhur ndonjëherë sa e kanë marrë pensionin, si sa keq bëhen. Ashtu duhet të bëhen shqiptarët, sepse kemi dorën në xhep. 14 miliardë.
Jo vetëm pas krijimit të SPAK-ut. Por edhe mbas ça ndodhi, se për shembull po të vesh re unë po merrem pak me diçka të përgjithshme sepse e ndoqa kronikën edhe tënden tash dhe me radhë çdo çështje, shtatë çështjet që ë, skandalet që ngriti Ahmetaj, i dhatë pra, i transmetuat qartazi, kështu që po merrem pak, mund të hyjmë dhe në detaje, po pak me pjesën e përgjithshme.
Çfarë vihet re? Këto dosje të reja që Ahmetaj i kishte përpunuar këtë herë, ë, vetëm jua ka dhënë gati si të thuash SPAK-ut dhe drejtësisë. Ndryshe mbase nga herët e tjera kur ka, ka hedhur fakte por duke i lënë një pjesë të tyre ë të investigoheshin nga gazetarët, nga SPAK-u apo nga drejtësia. Këtë herë dosjet ja ka dhënë të gatshme.
SPAK-ut i mjafton vetëm t'i marrë dhe të fillojë punën me to. Dhe këto janë dosje që nuk janë dosje të kohës së Ahmetajt. Pavarësisht se ai ka qenë zëvendëskryeministër i Ramës dhe sigurisht fjala e tij ka një tjetër peshë në opinion nga ajo e opozitës, por këto janë dosje që nënkuptohet ose kuptohet që i kanë ardhur Ahmetajt nga administrata socialiste e sotme.
Pra, fakte që vazhdojnë t'i vijnë Ahmetajt nga ajo pjesë e administratës që duket se ka vendosur edhe ajo të reagojë. Dhe çështja e reagimit, unë e kam gjithmonë, e kam pasur pikë të dobët këtë, e kam kërkuar gjithmonë, madje më është thënë mos sulmo popullin. Në fakt s'kam sulmuar kurrë popullin. Gjithmonë i kam kërkuar të reagojë dhe më vjen mirë që shoh që po reagon, qoftë në Vlorë, qoftë me protestat e djeshme dhe të sotme në Durrës për problemet e tyre.
Nëse ky popull nuk reagon dhe me këto skandale të fundit që paraqiti Ahmetaj, për t'i lidhur pra. Nëse shqiptarët nuk reagojnë edhe me këtë dhe vazhdojnë të presin, të shohin nga nga kolltuku apo nga divani ë dhe presin që çështjet t'ja zgjidhë Ahmetaj nga Zvicra apo të na e zgjidhë, të vijnë deltat edhe të na marrin Ramën këtu. Ku dëgjohet se nga mund të presim. Absolutisht ne do të vazhdojmë vetëm të zhytemi. Nëse shqiptarët nuk reagojnë, nuk dalin në rrugë siç po dalin. Thashë, me kënaqësi kam vënë re që kanë dalë pa i thirrur opozita, pa motive politike’, u shpreh ndër të tjera në SYRI TV, deputeti i PD-së, Edi Paloka.
© SYRI.net