Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Rama sjell rusët në Portin e Durrësit. Shehaj: Denoncimet e Ahmetajt opozita t'i adresojë te partnerët dhe në NATO

18:45, 09/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dëshmia e Arben Ahmetajt duhet marrë seriozisht. Ky është qëndrimi i ekspertes së ekonomisë Brisida Shehaj e cila për studion e “Task Forcë’ në Syri Tv.

Në intervistën ekskluzive mbrëmë për Çim Peka Live në Syri Televizion, Ahmetaj denoncoi jo vetëm vjedhjen e qindra milionë eurove, por implikimet strategjike që cenojnë drejtpërdrejt Shqipërinë, rajonin dhe marrëdhëniet me partnerët euroatlantikë si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në qendër të alarmit qëndron frika se menaxhimi të bjerë në duart e kompanive me influencë ruse, çka përbën një kërcënim serioz për sigurinë e vendit prosperitetin e tij por dhe sigurinë e NATO-s

Si ekonomist më takon të sqaroj nja dy tre gjëra. Ajo çka duhet të na shqetësojë të gjithëve ne.  Kur flasim për portin e Durrësit, nuk flasim thjesht për një ide je për siguri kombëtare se aty do vijë një kompani me influenca të caktuara dhe do e bëjnë ata ndërtimin dhe do vjedhi ca lekë Rama me ata, se nuk vuan Rama për të gjetur vende me vjedh 200-300 milionë euro. Pra shpiken projekte dhe i vjedh ato 300 milionë euro.

Ajo çka është e rëndësishme, që cënon ne, rajonin dhe marrëdhëniet që ka Bashkimi Europian dhe Amerika në lidhje me këtë rajonin tonë, sepse ne jemi të gjithë jemi entitete ekonomike. Do të thotë, këta rusët apo ndoshta nesër, se ne nuk e dimë kush do e marri konçesionin për menaxhimin e atij porti. Që është pjesa e dytë e atij projekti. Pra faza e parë e ndërtojmë ne me lekët tona, dhe pastaj e merr në menaxhim me koncesion dikush tjetër. Siç e ka marrë Lidl koncesionin.

Ajo që është problem te porti është që ky zotëri, përtej influencave ruse në ndërtimit, ata që do e marrin menaxhimin, ata që do e ndërtojnë, një port të thatë kontejnerësh, ata po na heqin ne një ndër avantazhet ekonomike që kemi.

Rama na vrau avantazhin e forcës së lirë punëtore, na vrau avantazhin e bujqësisë, vret avantazhin e energjisë, se nuk ishte kot ai vendimi i komitetit të energjisë në BE për TEC-in e Roskovecit, sepse s'dihej origjina e gazit aty. Pra janë shumë të lidhura gjërat. Dhe ne do arrijmë në një pikë, që ky porti, nuk do jetë më avantazh që të kemi një portë, ne s'kemi portë. Sepse ky është port i thatë, nuk është port detar. Pra të ikën dhe një tjetër avantazh ekonomik dhe ti bëhesh i varur ekonomikisht

Shehaj I bën thirrje opozitës që t’I adresojë këto shqetësime tek partnerët dhe në NATO.

“Duhet kuptuar që ato që tha Beni dje, janë aq të rënda, sa ky vend do bëhet i pabanueshëm, sa ky vend nuk do ketë më mundësi financiare ta mbajë veten e vet, vetëm nëse shpresoftë që do vazhdojë leku i pisët, sepse po flasim që kemi një lekë të pisët që ndryshon që ndikon 40% në GDP-në tonë. Pra, në qoftë se s'duam të vazhdojmë të vdesim siç po vdesim tek onkologjiku e gjëra të tjera, Beni duhet marrë seriozisht. Por kush duhet ta marrë Benin më seriozisht, e të ulet me këmbë në tokë, është ajo opozita, që këto që thotë Beni, të marri të shkojë te ato ambasadat, të marri të shkojë dhe te NATO, të shkojë te ato institucione që kanë interes, se nuk do rrinë ata të pyesin për Shqipërinë.

Edhe kur flasim për kamera, në territorin shqiptar nuk je si vetëm shqiptar. Pra ajo kamera, kur identifikon më identifikon mua, identifikon ambasadoren amerikane, po identifikon edhe individë të tjerë që vijnë me funksione të caktuara në Shqipëri për siguri kombëtare ndërkombëtare'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco